Cfarë është astma bronkiale?

Astma është një sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes që karakterizohet nga simptoma si mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë. Është një patologji që prek të gjitha moshat.

Kur astma nuk është e shkaktuar nga reaksione alergjike, përkufizohet si thjesht bronkiale mund të shfaqet si tek fëmijët e apo ashtu edhe tek të rriturit. Shkaqet që e provokojnë mbeten në pjesën më të madhe tyren një mister ende për mjekësinë, edhe pse mundësinë më të madhe për shfaqje e ka faktori gjenetik. Pra nëse njëri nga prindërit vuan nga astma, mjekët specialist këshillojnë që fëmija, që në moshë të vogël, t’i nënshtrohet testeve për të parë nëse ka astmë. Bëni mirë që këtë vizitë për fëmijën, ta kryeni sa më shpejt, në këtë mënyrë e kapni sëmundjen herët dhe këni mundësi ta kuroni sa më mirë. Simptomat mes dy tipeve të alergjive janë thuajse të njejta, me një dallim të vogël, që në rastin e alergjisë bronkiale, ato janë të pranishme thuajse gjatë gjithë vitit. Megjithatë ato që alterojnë sëmundjen janë faktorët ambjentalë, si duhani dhe ndotja atmosferike.

Simptomat e astmës variojnë përgjatë viteve si dhe nga individi në individ.

Megjithëse astma nuk mund të shërohet ajo mund të trajtohet dhe të kontrollohet.

Me trajtimin e duhur kontrollli i Astmës arrihet nga pjesa më e madhe e pacientëve astmatikë. Astma quhet e kontrolluar kur pacienti:

  • Nuk ka simptoma të astmës;
  • Nuk ka zgjime natën për shkak të astmës;
  • Nuk ka nevojë të përdorë mjekim lehtësues-krize;
  • Mundësia për të bërë një jetë normale dhe për t’u marrë me aktivitet fizik;

Strategjia për të arritur dhe për të mbajtur kontrollin e astmës, nënkupton:

  • Vendosjen e një marrëdhënieie të shëndoshë pacient –doktor;
  • Identifikimin dhe uljen e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut;
  • Vlerësimi, trajtimi dhe monitorimin e astmës;
  • Menaxhimin e krizave të astmës;

Trajtimi i astmës është një problem madhor sidomos në vendet në zhvillim ku futet edhe Shqipëria ku shpesh kostoja e lartë e mjekimeve bën që pacientët të mos i marrin këto trajtime. Një ndjekje e zgjatur, e mirë e astmës do t’u mundësojë pacientëve arritjen e një kontrolli ndaj sëmundjes së tyre.

Kur astma është nën kontroll, njeriu është në gjendje të bëjë një jetë aktive.

Sipas një studimi, astma është më e shpeshtë te të lindurit gjatë vjeshtës.