Bajerni i Mynihut do t’i fitojë të gjithë trofetë

Bajerni i Mynihut do të fitojë çdo trofe të mundshëm këtë sezon. Kjo është bindja absolute e Havi Martinezit, mesfushorit spanjoll që luan për bavarezët. Havi Martinez thotë se “fitimi i 3 trofeve është i pashmangshëm për Bajernin”. Skuadra gjermane fitoi titullin kampion në Bundesligë dhe tani do të synojë Championsin. Por, Bajerni është edhe në finale të Kupës së Gjermanisë, ku do të luajë ndaj Shtutgartit.