Baloteli shpenzon më shumë se 5.000€ në një natë të çmendur në Ibiza

Lojtari italian Mario Baloteli po i shfrytëzon në maksimum ditët e tij të fundit të pushimeve në Ibiza dhe po e bën sipas stilit te tij. Sulmuesi i Mancester Sitit organizoi një festë që zgjati gati një ditë në një Club të zotëruar nga vëllai i Gary Lineker. Super Mario qetësisht shpenzoi me shumë se 5000€ në një festë që kishte të ftuar më shumë se 20 njerëz.Vëllai i Gary Lineker, Wayne Lineker, komentoi ne Twitter duke shkruar dhe konfirmuar se Mario Baloteli ishte bërë personi që kishte shpenzuar më shumë se çdokush tjetër në një nga diskot e tij. “Natë e shkëlqyer dje në LinekersIbiza me Mario Balotelin. Fatura e tij ishte më e madhja e paguar ndonjëherë në një nga Club-et Lineker në 25 vjet”-shkruante pronari.

 Pergatiti: Donald Gegolli