Balotelli gabon sërish

Javën e fundit ai është kritikuar nga menaxheri i tij, Roberto Mancini pas publikimit të fotove, ku sportisti shfaqej në një klub striptizmi. Tashmë, djali i keq, Mario Balotelli ka marrë një tjetër kritikë, e cila këtë radhë lidhet me veshjen. Pse mban kapuçin në kokë brenda një shopping centre. Mesa duket sulmuesi i Manchester City është i prirur vetëm për të bërë gabime. Ai është sulmuar sërish nga paparacët, në momentin që ka kundërshtuar të heq kapuçin nga koka, në qendrën tregtare “Trafford”, kur është pyetur nga roja i sigurisë. Ai ka refuzuar duke thënë se nuk dëshiron të njihet nga njerëzit ndërkohë që bën pazar me miqtë e tij. Por, lojtari italian zgjodhi të largohej nga qendra tregëtare. Roja e sigurisë ka deklaruar se lojtari ishte duke ecur përqark qendrës tregëtare me kapuç në kokë dhe ndërkohë që i është kërkuar të heq kapuçin, ai ka përzgjedhur të largohet. “Ai vendosi të largohet dhe ishte i edukuar në komunikim”, u shpreh roja e sigurimit të qendrës tregtare.