Banane e karamelizuar
Banane e karamelizuar
Banania e karamelizuar ose “flambé” është jo vetëm një recetë e veçantë dhe pak me natyrë ekzotike, por në të njejtën kohë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu realizuar. Për veçantitë që ka, kjo recetë është e përshtatshme për raste të veçanta si për shembull darka të rëndësishme.
Përbërësit:
- 4 banane
- 40 gr gjalp
- 120 gr sheqer
- ½ gotë lëng portokalli
- 1 gotë e vogël rum/konjak
Përgatitja:
- Shtrydhim 1 potokall për të plotësuar masën e kërkuar me lëngun e tij dhe më pas qërojmë bananet.
- Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë sheqerin dhe kur ai të fillojë të karramelizohet dhe të marrë ngjyrën karakteristike të karramelit, i shtojmë përbërjes edhe lëngun e portokallit.
- Përzieni mirë të gjithë përbërjen dhe shtoni bananet pa i copëtuar, duke i lënë të ziejn për 5 min dhe duke i kthyer nga ana tjetër në mënyrë delicate, për t’i dhënë shijen e karramelizuar nga të gjitha anët.
- Pas kësaj hedhim në tigan gotën e rumit ose konjakut dhe e anojmë tiganin sa më pranë zjarrit në mënyrë që alkoli të marrë flakë ( bëjmë kujdes që mos të digjemi gjatë këtij procesi).
- Së fundi e lëmë flakën që të shuhet dhe i servirim bananet ndërkohë që janë ende të nxehta.
Nga Romina Ziu