Banka e Shqipërisë, Fullani: Ulet me 0.25 përqind norma bazë e interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se Këshilli Mbikqyrës i BSH-s, ka vendosur në mbledhjen e sotme uljen e normës së interesit me 0.25 përqind, duke e lënë në nivelin e 4.25 përqind. Në një konferencë për shtyp, guvernatori Fullani ka theksuar se ulja e normës bazë të interesit do të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për nxitjen e aktivitetit ekonomik të vendit. Sipas tij, ky vendim u morr nga rënia e mëtejshme e balancës së presioneve inflacioniste në ekonomi. “Ky vendim u morr nga rënia e mëtejshme e balancës së presioneve inflacioniste në ekonomi dhe nevoja për rritjen e stimulit makroekonomik, në kushtet e një politike fiskale më të kujdesshme gjatë vitit 2012.  Këshilli Mbikyrqës gjykon se në trajtim të lehtësimeve të mëparshme ulja e fundit e normës bazë do të krijojë kushte më të përshtatshhme monetare”, nënvizoi Fullani. Ndër të tjera në fjalën e tij, guvernatori i BSH-së, u shpreh se aktiviteti ekonomik gjatë tre mujorit të parë të vitit ka pasur rritje të ngadalta ndërsa inflacioni gjatë muajit shkurt ka qënë 0.6 përqind që sipas tij në këndvështrimin makro-ekonomik prirja e inflacionit ka ardhur edhe si pasojë e rritjes së mallrave në tregun botëror.

Comments are closed.