Barcelona dhe Bayern, kalojnë në gjysmëfinale të Champions League

Barcelona dhe Bayern, kanë kaluar në gjysmëfinale të Champions League. Me rezultatin 3-1 ndaj Milanit, Barcelona ka triumfuar në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Takimi i parë i zhvilluar në San Siro përfundoi pa gola, ndërsa pas përballjes në Camp Nou, në gjysmëfinale kualifikohen katalanasit. Blaugranët dominuan gjysmën e parë që nga fillimi. Pas një gabimi të mbrojtjes mysafire dhe ndërhyrjes së gabuar të Luca Antoninit në Lionel Messin, arbitri kërkoi akordoi penalti. Argjentinasi mori përgjegjësinë për të shënuar golin e 50-të në karrierë në garën më të madhe evropiane për klube. Përkundër sulmeve të vazhdueshme të katalunasve, mbrojtja kuqezi arriti të përballojë, dhe në rastin e tyre të parë, Rossonerët e barazuan rezultatin. Antonio Nocerino pranoi një top nga Zlatan Ibrahimovic për të heshtur tifozët në Camp Nou (33’). Megjithatë, angazhimi i lojtarëve të Milanit u hodh poshtë, kur gjyqtari akordoi një tjetër penalti, kësaj radhe të diskutueshme, të cilën e konvertoi sërish në gol Messi (41’). Mysafirët e filluan mirë gjysmën e dytë të takimit duke tentuar t’i ndëshkonin vendasit, mirëpo ata harruan se luanin kundër Barcelonës. Pas një goditjeje të Lionel Messit në drejtim të portës, topi u devijua për të shkuar te Andres Iniesta dhe spanjolli me qetësi shënoi golin e tretë për vendasit (53’). Në vazhdim, Rossonerët u angazhuan që ta ndryshonin rezultatin, mirëpo nuk patën fuqi ta bënin këtë. Në gjysmëfinale, Barcelona do të luajë me fituesin e sfidës Chelsea-Benfica. Po mbrëmjen e djeshme, një tjetër skuadre iu hap rruga për në gjysmëfinale, Bayern Munichu, i cili arriti të mund me rezultatin 2-0, Olympique de Marseille.Takimi i parë i zhvilluar në Stade Velodrome përfundoi me rezultat 2-0 në favor të bavarezëve, ndërsa pas fitores në Allianz Arena, ata kualifikohen në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-0. Ivica Olic realizoi dy herë në pjesën e parë (13’ dhe 37’), ndërsa asistues ishin Franck Ribery dhe David Alaba. Në gjysmëfinale, sipas të gjitha gjasave, Bayern Munichu do të luajë kundër Real Madridi.