Bashkëpunimi ekonomik, Haxhinasto vizitë në Kanada

Pas Danimarkës, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, niset për një vizitë zyrtare në Kanada. Gjatë takimeve me përfaqësues të lartë të shtetit kanadez, ministri do të diskutojë për një sërë çështjesh të rëndësishme mes dy vendeve. Qëllimi i vizitës është nxitja e bashkëpunimit sidomos në fushën e investimeve. Gjithashtu, do të diskutohet mbi nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor të bashkëpunimit dypalësh me nënshkrimin në të ardhmen të marrëveshjeve në fushën ekonomiko-tregtare, si Marrëveshjeve për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve, Heqjen e Taksimit të Dyfishtë, bashkëpunimin në fushën e mjekësisë, Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, Marrëveshjes për Transportin Detar e Ajror, etj.

Similar Posts