Bashkia e Tiranës përfundon rrugën “Ilia Dilo Sheperi”

Një investim prej 40.4 milionë lekësh ishte ai që Bashkia e Tiranës ka përdorur për rikonstruksionin e rrugës “Ilia Dilo Sheperi”. Ky rikonstruksion përfundoi sot. Rruga me gjatësi rreth 600 metra ka një gjerësi 6 metra dhe në të dy anët e rrugës, trotuarë. Kjo rrugë lidh dy zona të rëndësishme dhe me impakt në reduktimin e trafikut, Selitën me segmentin e ri të Unazës së Madhe.