Në ndeshjen e mbrëmshme të La Ligas mes Valencias dhe Barcelonës, Lionel Messit iu mohua një gol i rregullt, shkruan SYRI.net. Gjuajtja e tij e kaloi vijën fatale, por gjyqtari nuk akordoi gol.

Sfida përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, por një kompani bastesh ka marrë vendimin e papritur. “Betfair” do paguajë klientët e saj për golin e anuluar të Messit, madje do të shpërblejë dhe ata që kanë luajtur për fitoren e Barcelonës.

Kompania ‘Betfair’, në një gjest vullneti të mirë dhe të drejtësie ndaj klientëve të saj, jo vetëm do të paguajë bastet për ata që vendosën për një barazim, por edhe për ata që vunë baste për fitoren e Barcelonës”, shkruhej në mesazhin e kompanisë së basteve.