batistuta

Mars 13, 2012 / Gabriel Batistuta ka rrëfyer për disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, ku është ndaluar në periudhën kur nuk mundte të ecte dot. “Ishte një moment i vështirë, kur ndjehesha keq. Tashmë jam më mirë”, është shprehur ish lojtari i kombëtares argjentinase. “Nuk mund të luaj më me top, pasi nuk mundem të vrapo, por tashmë eci shumë mirë”, thekson 43-vjeçari në lidhje me pushimin e tij në vitin 2004, pas një periudhe në Qatar. Për një të përditshme franceze, shpjegon vetëm disa pjesë të vështirësisë së tij. “Edhe pse nuk kam arritur shumë në fushë, e rëndësishme ishte fakti që luaja mirë. Për një sezon me 70 ndeshje, unë realizoja 65 dhe jepja gjithçka. Nëse do të kthehesha pas, ndoshta do të bëja më shumë kujdes për veten time, por në fund jo dhe aq shumë. Më pëlqen të realizojë gola dhe të dëgjoj publikun”, shprehet futbollisti.