BE, heq Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë

Bashkimi Evropian në faqen zyrtare të internetit tashmë ka hequr Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë. Në faqen zyrtare të internetit, www.europa.eu, ku janë të përshkruara karakteristikat e çdo shteti në kontinetin evropian, Kosova nuk figuron më në hartën e përbashkët me Serbinë, që ishte deri para një periudhe. Serbia është e përshkruar vetëm si shtet i mëvetësishëm, mirëpo nga ana tjetër, BE akoma nuk ka hapur linkun e posaçëm për Republikën e Kosovës. Ky ndryshim është bërë së fundmi, pas marrëveshjes së arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë dhe e mëvetësishme në forumet rajonale dhe të njohura nga BE.

Comments are closed.