“Beautiful” mbush 25 vjeç. Aktorët e telenovelës festojnë në mënyrën e tyre

Një rekord i vërtetë për një nga telenovelat më të dashura për publikun e mbarë botës përfshi edhe publikun shqiptar. “Beautiful” mbush 25 vjeç, pra për 25 vjet me rradhë “Beautiful” është dhënë në çdo sezon. Për të festuar këtë rekord aktorët e stafit të telenovelës së famshme amerikane kanë festuar në studiot e Televizionit CBS në Los Angeles. Ata kanë bërë fotografitë e rastit dhe kanë ngritur një dolli për suksesin që kanë arritur. Mes aktorëve më të njohur dallonin Ronn Moss në rolin e  Ridge, aktorja bionde e famshme Katherine Kelly Lang në rolin e Bruk dhe bukuroshja Tejlor. Duhet thënë se Bruk edhe pse në të vërtetë sapo ka mbushur 50 vjeç është në formë të shkëlqyer ndryshe nga rivalja e saj brune e cila është shpërfytyruar nga operacionet plastike.

Comments are closed.