Berat, prangosen autorët e vrasjes së 50 vjeçarit

Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona, pasi ata dyshohen të jenë autorët kryesorë të vrasjes së 50-vjeçarit Gëzim Protoduari. Vetëm pak orë pas vrasjes së ndodhur natën e mbrëmshme në fshatin Poshnjë të rrethit të Beratit, policia ka bërë të mundur arresimin e vëllezërve Bedri dhe Besnik Ibrahimi përkatësisht 44 dhe 48 vjeç. Ata akzuohen se kanë qëlluar për vdekje bashkëfshatarin e tyre Gëzim Protoduarin dhe plagosën rëndë me thikë djalin e tij Sako Protoduari 18 vjeç. Sipas policisë, vëllezërit Bedri dhe Besnik Ibrahimi janë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë fshatin Poshnje të rrethit të Beratit, ndërsa është arrestuar edhe djali i Bedriut, Klevis Ibrahimi. Konflikti mes familjes Protoduari dhe Ibrahimi kishte nisur dy ditë më parë kur 20-vjeçari Sako Protoduari, djali i viktimës dhe njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes Besnik Ibrahimi, ishin rrahur për shkak ngacmimit të motrës së Ibrahimëve.

Comments are closed.