Berisha: 20 prilli, dita e Shqipërisë së pastër

Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, ka kërkuar që data 22 prill, të caktohet si dita e Shqipërisë së pastër, duke theksuar se një ndër problemet më madhore është mjedisi i pastër. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë informoi se po bëhen përpjekje serioze për këtë problem, por përsëri vendi ynë qëndron larg së paraqituri një vend i pastër, siç duhet të jetë. Dhe kjo sipas kryeministrit, përbën një problem shumë serioz, madhor. “Të caktojmë datën 20 prill, si ditën e Shqipërisë së pastër, ku të dalim të gjithë nga çdo skaj i këtij vendi të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët. Të prekim me dorë mjedisin. Ministria e Mjedisit të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjithë zonat, hartën e ndërhyrjeve, administratat, shkollat, institucionet, kolektivitetet, komunitetet në mbarë vendin. Do të angazhohen këtë ditë, për mjedisin. Shoqëria civile ka përcaktuar një tjetër datë dhe i përshëndes, dhe u kërkoj të gjitha institucioneve t’i japin mbështetjen totale nismës së tyre, ata kanë përzgjedhur ditën 9 maj, i garantoj se do të kenë vetëm mbështetje”, nënvizoi kreu i qeverisë. Po ashtu, kryeministri theksoi në fjalën e tij gjatë mbledhjes së qeverisë se ligjet për mjedisin janë shumë të mira, ato shprehin praktikat dhe qëndrimet më të avancuara të kohës, “Përpjekjet tona janë të pamjaftueshme. Nuk mund të pranojmë që Shqipëria të paraqitet si një vend plehrash. Ministria e Mjedisit duhet të vazhdojë me insistimin më të madh për zbatimin e ligjeve për mjedisin, mbrojtjes së tij”, nënvizoi ai. Në këtë drejtim, Berisha theksoi se ditën e nesërme do të zhvillojë një takim me prefektët e vendit, autoritetet e ministrisë së Mjedisit, për të ndërmarrë një seri hapash të reja, në përcaktimin e vendeve të depozitimit të mbetjeve. “Minisitria e Mjedisit në zbatim të ligjeve ka vendosur gjoba, autoriteteve vendore për neglizhencat e tyre, këto masa duhet të vijnë gjithnjë duke u forcuar. Taksa për mjedisin, pastrimin, duhet të jetë taksa e parë që duhet të paguajnë qytetarët. Autoritet vendore duhet të bëjnë gjithçka për mbledhjen e saj, sepse mjediis nuk mund të mbahet pa resurset financiare të domosodoshme, dhe rezulton se kjo taksë është fare e ulët”, u shpreh Berisha.

Autizmi, Berisha: Të krijojmë qendra rajonale për diagnostikim

Kryeministri Berisha kërkoi ngritjen e qendrave rajonale për diagnostikimin e hershëm të autizmit. Gjatë mbledhjes së qeverisë, ai tha se tashmë autizmi është bërë një fenomen frekuent në vendin tonë, pasi lindin afërsisht 450 fëmijë në vit me forma të ndryshme të tij. “Po bëhet një fenomen frekuent, në mënyrë të përsëritur faktohet se mesatarisht 1 në 100 fëmijë lindin me këtë fenomen, i cili ka specin e vet por me këtë fenomen. 450-500 fëmijë në Shqipëri në vit të lindin me forma të ndryshme të këtij fenomeni. Në një aspekt, për fat të keq, ky fenonem ka qenë kryekëput i injoruar, sepse prindërit e familjarët kanë mbajtur për vete brengën, e fëmijës së tyre. Është e domosodshme që pranë institucioneve pediatrike të funksionojnë qendra të diagnostikimit të hershëm të autizimit. Sot janë krijuar module dhe teste, instrumente të cilat bëjnë të mundur qartësimin stadin, prekjen dhe ne ato duhet ti blejmë të pajisijm insitutuiince totna me to”, u shpreh Berisha. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë i kërkoi ministrit Ksera që të zhduken qendrat polivalente të fëmijëve me të meta, pasi secila prej këtyre fenomeneve ka specifikën e vet.

 

Comments are closed.