Berisha: Decentralizimi fiskal ende një problem, ligje transparente për të

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar pushtetin vendor se në bazë të projektit më të fundit të USAID-it, “Planing and local governance project”, do të ridimensionohet decentralizimi fiskal, si kusht themelor për konsolidimin e decentralizimit në tërësi. Sipas tij, decentralizimi fiskal mbetet ende një problem. “Decentralizimi është një nga kushtet më vendimtare për të siguruar një qeverisje eficense dhe të mirë qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst vështirësitë tona kanë qenë të shumta dhe reale. Theksoj se duke ardhur nga sistemi më ekstrem i kolektivizmit dhe në vitin 2005, ne kishim në raport me decentralizimin standarte krejtësisht të papranueshme. Qeveria qëndrore mbante kompetenca të cilat bllokonin veprimtaritë e qeverive vendore, ndërkohë kjo përkthehej për qytetetrin shqiptar shërbime jo të mira qeverisje ineficente. Gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të mëdha, falënderoj kreytarët e bashkive dhe komunave të vendit në një raport të ri që ne e quajtëm pushtet qëndror pushtet vendor ne ia dolëm të investojmë në mbarë vendin në qytetet, fshatrat në të gjitha zonat e këtij vendi miliarda euro, që të gjitha me qëllimin e vetëm për të ndërtuar infrastrukturën që ata nuk kishin. Pa këtë partneritet sot nuk do të mund të kishim një realitet të ri infrastrukturor në shqipëri, ju keni qenë partnerë të shkëlqyer, të përgjegjshëm dhe keni bërë më të mirën për suksesin e këtij partneriteti”, u shpreh kryeministri.

Taksa e pasurisë, taksë kryesore për qytetarët

Po ashtu në fjalën e tij, kryeministri theksoi se qeveria është e gatshme të ndaj me drejtuesit vendorë të ardhurat fiskale mbi bazë ligjesh transparente. Në këtë drejtim ai theksoi se ekpserimenti i parë i bërë me taksën e bizensit të vogël nuk mund të konsiderohet i suksesshëm. “Një nga hendeqet e krijuara në mosrealizim vjen nga mosadministrimi si duhet i taksës së biznesit të vogël. Ka një problem të dytë madhor, ne duhet të ecim dhe nuk duhet të ketë pengesa, ju e dini se cila është përqindja e taksës së pasurisë që është një taksë kryesore për ju. Kjo është simbolike, shumat që ju mblidhni si taksë pasurie. Sot regjistrimi i fundit dëshmon se pothuajse gjysma e familjeve shqiptare kanë më shumë se një banesë. Pse duhet të nguroni ju të mblidhni taksën e pasurisë në këto rrethana? Të merrni përsipër një menaxhim eficent të burimeve tuaja, por të dashur miq, nëse mendojmë se do të ecim si në socializëm pa paguar ne ecim prapa. Duhet të forcojmë disiplinën në të gjitha hallkat, asgjë më kryesore sesa të ardhurat buxhetore për ju. Ne do të ndajmë një seri taksash me ju dhe jemi të vendosur. Por ne ju bëjmë thirrje ju të ushtroni kompetencat tuaja. Gjykata kushtetuese dhe më vonë parlamenti ju dha ju me shumë të drejtë, të drejtën e administrimit të territorit dhe mjetet për të ushtruar këtë të drejtë, është fat i madh që në këtë projekt parashikohet planifikimi”, u shpreh Berisha. Gjithashtu ai theksoi se duhet gjetur forca e ligjit për të vendosur ligjin mbi hapësirën territoriale aty ku punojmë, aty ku jetojmë.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin