Aktualitet

Berisha: Ja çfarë më tha Bill Clinton në vitin 1995 për këtë çështje

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Berisha: Ja çfarë më tha Bill Clinton në vitin 1995 për këtë çështje
18:40, 16/02/2018

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Koha Vizion, ka folur për takimin mes tij dhe presidentin amerikan Bill Clinton në vitin 1995 në SHBA.

Ai ka treguar se çfarë i ka thënë presidenti Clinton për Kosovën.

PYETJE: Në shtator të vitit 95 jeni takuar sërish me presidentin amerikan Clinton në Shtëpinë e Bardhë. A keni biseduar sërish për Kosovën, a kishin ndryshuar qëndrimet e Amerikës ndaj Kosovës apo presidenti Clinton ka vazhduar politikat e presidentit Bush ndaj Kosovës?

SALI BERISHA: Në çdo takim unë e kisha temë kryesore. Në çdo kohë në mënyrë absolute. Presidenti Clinton natyrisht thoshte mbështesim çdo variant përveç pavarësisë. Sepse të jemi të sinqertë, pavarësinë që mbronte arkitekti i saj Rugova, nuk e mbështeste askush në rrafshin ndërkombëtar por mbështesnin vendosjen e lirive dhe të drejtave, mbështesnin demokracinë, mbështesnin një hapesirë demokratike për të cilën nuk e realizuan sepse kishin një njëri që thoshte se ata janë të lirë më shumë se të gjithë europianët dhe ky ishte Millosheviçi.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here