20-vjetori i krijimit të PD-së, Berisha: Në zgjedhjet e ardhshme do të përsërisim fitoren e ’92-shit

Në prag të festimit të 20 vjetorit të fitores së Partisë Demokratike, kryeministri Berisha ka mbledhur sot krerët lokalë të PD-së dhe deputetët në selinë qendrore të kësaj partie. Duke folur para krerëve të degëve të PD-së në rrethe dhe të gjithë grupin parlamentar Berisha u shprehu gëzimin e tij se edhe pas 20 vjetësh shqiptarët i besuan sërish partisë që ai drejton. “Ky takim nuk do mund të kishte temë më të rëndësishme se 22 marsi, 20 vjetorin e përmbysjes në Shqipëri me votën e lirë të qytetarëve të regjimit më të egër, më ç’njerëzor, më barbar që kombi shqiptar njohu në historinë e tij. Ky 20 vjetor është i një anësie të veçantë sepse e festojmë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, dhe asgjë nga koha e pavarësisë deri më sot, në fatin e shqiptarëve, në jetën e tyre nuk ka ndikuar më shumë sesa përmbysja e diktaturës komuniste dhe fakti që e festojnë sot të lirë. Ajo ndau për shqiptarët epokën dhe regjimin e sllavërisë, e sistemit socialist të sllavërimit të njeriut, shtetëzimit të tij, bunkerizimit të tij dhe të vendit me sistemin e lirisë dhe vlerava të përjetshme të qytetërimit perëndimor. Në këto zhvillime, shqiptarët ua besuan 20 vjet më parë, Partisë Demokratike, ata ishin masivisht faktorë përcaktues të një ndryshimi epokal por vendosën besimin e tyre tek forca e re politike që kishte vetëm një vit e themeluar, tek programi i saj dhe këtë besim ata ia përsëritën kësaj force politike. Fakti që ky 20 vjetor e gjen në pushtet Partinë Demokratike, përbën jo vetëm nderimin më të madh, besimin më të madh, por përbën edhe detyrimet më të larta, më të mëdha. Data 22 mars është ditë pushimi, por ne do e shndërrojmë atë në ditën e festës më të bukur, ndaj dhe jeni thirrur k ëtu për tu angazhuar në të gjithë potencioalet e seksionet e degëve, nëndegëver që tirana të përjetojë atë ditën festën më të bukur në hisotrinë e saj që nga 22 marsi i vitit 1992. Do e bëjmë këtë si një ndërim të madh për ata burra e gra, vajza e djem”, u shpreh në fjalën e tij kryeministri Berisha. Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria feston 20 vjetorin e fitores së demokracisë si një vend anëtar i NATO-s, shqiptarët sot lëvizin të lirë në mbarë Europën, me gjithë problemet, sakrificat, dhimbjet e këtyre 20 viteve, këto janë vitet të cilat shqiptarët ngjitën me shpejtësinë më të madhe se çdo komb tjetër shkallët e zhvillimit. “Këto janë vitet në të cilat në shquiopëri u krijua një klasë e mesme dhe përbën një nga arritjet më të mëdha historike të këtij vendi, përbën garancinë më themelore të stabilitetit të demokracisë. Do doja që kjo festë të ishte para së gjithash festa e të rinjve shqiptarë, festa e brezit më të lumtur në historinë e këtij vendi, që nuk jetoi qoftë dhe një ditë të vetme në diktaturën që përjetuan shqiptarët. Këtë manifestim të bukur koncert që do organizojmë në orën 12.00”, nënvizoi ndër të tjera kryeministri Berisha. Po ashtu ai theksoi se ajo kohë ishte hamletiane, dhe po t’i rikthehemi egzotave të paimagjinueshme ato ishin rezultati i përgjigjes se Shqipëria nuk do të bëhet, ata ishin të vërshuar nga dëshpërimi. Në këë drejtim, Berisha theksoi se këto 20 vite u faktuan se Shqipëria mund të bëhet me shpejtësinë dhe vendosmërinë më të madhe, duke konsoliduar më shumë ligjin. “Ndaj dhe le të trokasim ne në çdo zemër të shqiptarëve, tu ofrojmë ne atyre ftesën tonë, dëshirën tonë për ti patur vlerësimin tonë të madh për energjinë e tyre, për kontributin e tyre, për mendjen e tyre. Kështu që nuk mund të zgjedhim ditë më të bukur, moment historik më të goditur sesa kjo datë dhe kjo ditë, për të lançuar projektin tonë të afrimit të shqiptarëve, të anëtarësimit të tyre në Partinë Demokratike me vlerësimin më të mëdh për kontributin e tyre, në shndërrimin në realitet të projektit të Shqipërisë europiane të kësaj force politike”, nënvizoi gjithashtu Berisha.

Comments are closed.