Berisha-Tahiri: Marrëveshja Kosovë-Serbi, stabilitet për rajonin

Kryeministri Berisha në takimin e zhvilluar me zv/kryeministren e   Kosovës,  Edita Tahiri, ka vlerësuar marrëveshjen Prishtinë-Beograd, si një marrëveshje është shumë të rëndësishme jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Europian. Në këtë takim, kryeministri, shfrytëzoi rastin për t’i uruar zonjës Tahiri, si dhe të gjitha qytetareve të Kosovës, 8 marsin, duke theksuar se “çdo lloj nderimi që ne i bëjmë sot, nënave dhe motrave, është jo vetëm tërësisht i merituar, por njëkohësisht edhe më e pakta që mund të bëjmë ndaj grave, nënave e motrave shqiptare, të cilat për vetë natyrën e historisë së kombit tonë kanë luajtur një rol e kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare dhe kombin.” Nga ana e saj, zv/kryeministrja e Kosovës, e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i përcolli urimet e përzemërta të nënave e grave të Kosovës, të qeverisë dhe miqve e dashamirësve të shumtë që kryeministri ka në Kosovë.

Comments are closed.