Berlusconi në mal me Putin e Medvedev

Janë shfaqur imazhet e para të Silvio Berlusconit së bashku me mikun e tij Vladimir Putin dhe Dmitri Medvedev. Televizioni rus, Vesti 24, ka shfaqur pamje të mbërritjes së Silvio Berlusconit në Soci, Rusi. Ai ka mbërritur në këtë vend për të uruar mikun e tij Vladimir Putin për fitoren në Kremlin. Pas mbërritjes, ata kanë preferuar të shkojnë për ski, në Krasnaia Poliana, ku po zhvillohen Olimpiadat dimërore të 2014. Me një buzëqeshje, kavalieri i ka shtrënguar dorën dhe e ka përqafuar mikun e tij, Putin si dhe Dmitri Medvedev. Të tre mbanin veshur një xhaketë të trashë me simbolin rus, xhaketa e Putin ishte e kuqe, ndërsa e Berlusconit e zezë. Berlusconi, Putin dhe Medvedev kanë ngrënë darkë në një lokal që ndodhej në zonën malore.

Sot Medvedev dhe Putin kanë zhvilluar edhe një takim pune, ku Berlusconi ka qenë ndër të parët që i ka uruar për suksesin e fitores Putin. Kryeministri rus, Vladimir Putin fitoi në turin e parë zgjedhjet presidenciale në Rusi. Kandidati komunist, Genadi Ziuganov renditet i dyti me 17,1 për qind të votave. I treti është miliarderi Mihail Prohorov me 6,9 për qind, përpara populistit Vladimir Zhirinovski me 6,7 për qind. ”Fituam një betejë të hapur dhe të ndershme”, deklaroi Putin pak pas fitores.

Comments are closed.