Beyonce, me syze dielli edhe në kohë të vrenjtur

Është një ndër këngëtaret më të famshme botërore, dhe kohët e fundit ka fituar vëmendjen e medias edhe për elegancën e saj pas lindjes së fëmijës së parë. Këngëtarja Beyonce kohët e fundit është parë me fëmijën e saj në krahë, ndërkohë që dje ajo është fotografuar e vetme, e veshur me bluzë pink, fund të gjatë shumëngjyrësh dhe syze dielli të zeza, edhe pse koha në fakt ishte e vrenjtur. Ndoshta ajo ka mendur të mos i heq syzet për të kombinuar veshjen e saj me kapelen që mbante në kokë. Ylli muzikor dukej e lumtur dhe e qeshur. Nëna e vogëlushes Blue Ivy, duket se tashmë po ndjek një stil të veçantë veshjeje.

Comments are closed.