Beyonce në formë perfekte pas lindjes

Ndonëse vetëm dy muaj më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, këngëtarja Beyonce shfaqet me linja perfekte trupore. 30-vjeçarja është fotografuar mbrëmjen e djeshme, me një fustan blu të ngushtë pas trupit e të gjatë deri tek gjuri. Ajo mbante veshur sandale të zeza me taka të larta, ndërsa flokët i kishte kapur bisht. Por, ajo çfarë ka bërë më tepër përshtypje për median e huaj, është pikërisht eleganca me të cilën është shfaqur këngëtarja pak muaj pas lindjes së fëmijës së parë. Veshja e saj është pjesë e koleksionit të fundit të stilistes Victoria Beckham.

Comments are closed.