Bidonat plastik? Kujdes, janë shumë të rrezikshëm për shëndetin
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Ndoshta jo të gjithë, por një pjesë e mirë e njerëzve i përdorin më shumë se njëherë bidonat plastikë.

Është çështje nevoje, domosdoshmërie, por edhe neglizhence, ndërsa ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë. Bëhet fjalë për shishen plastike, pasi edhe pse janë të shumta idetë për sterilizimin e saj gjatë përdorimit, lëngjet e ndryshme brenda tyre rrisin ndjeshëm praninë e baktereve.

Ekspertët sugjerojnë se gjëja ideale që duhet bërë do ishte zëvendësimi me shishe qelqi, ose në të kundërt ndërrimi sa më i shpeshtë i tyre dhe jo përdorimi disa herë me ujë, qumësht apo lëngje të ndryshme.

Edhe pse janë të shumtë njerëzit që i lajnë këto shishe me detergjente para përdorimit, ende nuk është provuar efikasiteti i tyre dhe as sterilizimi i tyre me ujë të nxehtë, njëlloj siç ndodh me enët e qelqit.

Studiuesit e shumta, bëjnë me dije se përdorimi i shisheve plastike dhe lëngjeve brenda tyre, rrit rrezikun për t’u prekur nga baktere të ndryshme, të cilat kalojnë direkt tek trupi i njeriut dhe pengojnë zhvillimin psikologjik dhe mendor, veçanërisht te fëmijët.

Baktere, janë gjetur te shishet plastike, pjatat plastike, dhe produktet që përdoren disa herë prej këtij materiali, ndaj rekomandohet mos përdorimi i tyre më shumë se një herë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *