Bie skena e koncertit ku do këndonte Laura Pausini, vdes punëtori 31 vjeçar

Një punëtor ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e rrëzimit të skenës së koncertit të Laura Pausinit në Itali. Mbrëmjen e sotme, këngëtarja do të realizonte një koncert në Reggio Calabria. Tragjedia ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku punëtorët teksa po punonin është rrëzuar skena ku Laura do të performonte sot në mbrëmje. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se struktura metalike e kësaj skene ka rrëshkitur dhe ka rënë mbi disa punëtorë të cilët ishin duke vendosur ndriçuesit. Si pasojë e kësaj rrëshkitjeje, ka mbetur i vdekur njëri prej punëtorëve dhe janë plagosur dy të tjerë, të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Njëri prej të plagosurve ka fraktura të ndryshme në pjesë të trupit dhe do të qëndrojnë në spital rreth 30 ditë. Ndërsa punëtori tjetër i plagosur është në gjendje më të mirë shëndetësore. Dramatike është në fakt rrëfimi i njërit prej punëtorëve, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit dhe tregon se ende nuk e dinë arsyen e këtij incidenti.

Comments are closed.