“Bloomberg” në Shqipëri, mbi 5 miliardë euro investime në energji

Revista e përjavshme ekonomike “Bloomberg”, ka publikuar një artikull për reformat dhe përpjekjet që po bën Shqipëria për t’u shndërruar në një vend me peshë për sa i përket prodhimit të energjisë së rinovueshme. Revista citon se Shqipëria po përpiqet të diversifikojë burimet energjetike, të privatizojë ato ekzistuese dhe të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj. Revista i referohet një prononcimi të zv/ministrit të Ekonomisë, Enno Bozdo, për reformat dhe investimet e ndërmarra nga qeveria në këtë sektor. “Janë kontraktuar mbi 5 miliardë euro nga qeveria për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe do të mbështeten projektet e Gazsjellësit Transadriatik”, shkruan revista prestigjioze, duke përmendur dhe projektet e tjera energjetike që do të ndërmerren së afërmi nga qeveria, si hapja e tenderëve për projekte në luminDrin, Vjosë dhe Osum. Artikulli përmend dhe lidhjet e interkonjeksionit që Shqipëria ka me vendet e rajonit, si faktor kyç për shpërndarjen dhe garantimin e furnizimit me energji. Revista është pjesë e gjigantit mediatik në fushën e ekonomisë “Bloomberg”.