BMW rimbledh 1 milionë makina. U bë gabim në montimin e baterisë

Grupi Bmw rimbledh 1 milionë e 300 mijë vetura në të gjithë botën për shkak të një gabimi në montimin e fijeve të baterisë. Nga këto makina 63 mijë gjenden në Itali dhe pjesa tjetër në Evropë. Bëhet fjalë për gjeneratat paraardhëse të Serie 5 dhe Serie 6 të prodhuara në vitet 2003-2010. Për shkak të këtij difekti mund të funksionojë keq impianti elektrik duke penguar ndezjen e motorrit dhe në disa raste madje mund të rrezikohet edhe të marrë zjarr motorri. Deri më sot për fat nuk janë verifikuar incidente si ky i fundit. Të gjitha riparimet do të bëhen falas nga kompania. Riparimi nuk do të zgjasë më shumë se 30 minuta.

Comments are closed.