Bobbi Kristina, trashëgimtarja kryesore e pasurisë së Whitney Houston

Whitney Houston i ka lënë të gjithë trashëgimninë e saj, vajzës Bobbi Kristina. Të gjitha paratë që këngëtarja i ka fituar nga jeta e saj profesionale, do të jenë tashmë pronë e vajzës së saj, në momentin që Kristina do të mbushë 18-vjeç. Por në dokumentin e trashëgimnisë, i cili është ndryshuar në vitin 2000, ndërsa ajo ishte ende e martuar me ish-burrin Bobby Brown. Por këngëtari R & B nuk do të marrë asnjë gjë nga pasuria e Houston, edhe pse ai është përmendur në dokumentin e vetë. Thuhet se paratë e larguara nga Whitney për Bobbi Kristina do të jepen për bamirësi. Vajza Kristina, në vitin 2014 do të marrë një pjesë të trashëgimnisë nga nëna e saj, ndërsa pjesa tjetër do t’i jepet kur ajo të mbushë moshën 25 vjeçare, ndërkohë që pjesën përfundimtare do të mund ta marrë në ditëlindjen e saj të 30. Sipas Bang ShowBiz, nëna e Whitney-s Patricia “Cissy” Houston është zbatuesi i vullnetit të kësaj trashëgimnie së bashku me vëllain dhe motrën e saj. Ndërkohë që vetëm pak javë më parë pas vdekjes së Whitney Houston në “Beverly Hilton Hotel”, menjëherë filluan zërat mbi ndarjen e pasurisë.Veç të bijës 19-vjeçare Bobbi Kristina, e ardhur në jetë në vitin 1993 nga marrëdhënia me Bobby Brown, ka dalë në skenë edhe një tjetër njeri, që kërkon “copë nga torta”. Bëhet fjalë për Nicholas Gordon, një djalosh 22-vjeçar, të cilin Whitney e ka mbajtur në shtëpinë e saj në Atlanta që të vogël, duke e larguar nga rruga. Pikërisht atë, shtypi rozë amerikan e ka cilësuar si “djali sekret”, megjithëse faktikisht nuk u adoptua asnjëherë.  Kështu Nick duhet të ketë kërkuar pjesë nga pasuria e Houston, e cila duket se, përkundër problemeve me drogën dhe borxhet, vlerësohet që zotëron një shumë prej më tepër se 30 milionë dollarësh, falë edhe “bum”-it të shitjeve që pasuan vdekjen e saj. Tashmë mbetet të shihet se çfarë ka lënë vetë Whitney në testament, kur ai të zbulohet dhe ç’do të ndodhë më pas.

Comments are closed.