Bocelli dhe Veronica, prindër të vogëlushes Virginia

Këngëtari i famshëm italian, Andrea Bocelli dhe e fejuara e tij Veronica Berti janë bërë prindër të një vajze. Tenori italian ka bërë të ditur se e porsalindura quhet Virginia. Bocelli ka dy djem nga martesa e tij e parë: Amos 17 vjeç dhe Matteo 14 vjeç. “Vajza ka një baba dhe dy vëllezër të mëdhenj kështu që truprojat nuk do t’i mungojnë”, u shpreh e fejuara Veronica, e cila është edhe menaxhere e tenorit të verbër. Çifti bëri të ditur se po prisnin një fëmijë në shtatorin e vitit të kaluar, por ende nuk kanë vendosur se kur do të martohen. Tenori, i cili është i verbër, është ndarë nga bashkëshortja e tij e parë Enrica në vitin 2002, dhe po në të njëjtin vit është lidhur me Veronicën, por ende nuk kanë shpallur ndonjë datë për martesë.

Comments are closed.