Bode: Brenda 2 muajve përfundon pagesa e këstit të dytë e të përndjekurve

 

Ministri i Financave, Ridvan Bode bëri të ditur të enjten se janë miratuar nga Këshilli i Ministrave gjithsej 11729 dosje për ish të dënuarit politik. Ministri Bode tha se janë paguar për këstin e parë gjithsej 10594 dosje për ish të dënuarit politikë dhe janë në proces 1135 dosje. Sipas tij, pagesa e këstit të dytë është kryer për 3885 dosje të ish të dënuarve politike dhe janë duke u paguar për këstin e dyte edhe 6397 dosje të ish të dënuarve politike. Ai informoi se nesër (19 prill) kalon liste pagesa për mbi 700 dosje. “Për rreth dy muaj do të përfundojë pagesa e këstit të dytë për të gjithë ish-të dënuarit politike”, tha ministri Bode.