Bode: Nesër, projektligj për heqjen e taksës 10 %

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Projektligji për heqjen e taksës prej 10 % për shitjen e tokës bujqësore do të paraqitet të mërkurën për miratim në mbledhjen e qeverisë, bëri të ditur në rrjetin social “Facebook”, ministri i Financave, Ridvan Bode. Pas heqjes se TVSH-së në import të lëndëve të para që përdoren në bujqësi, të kafshëve të racës, si dhe furnizimit të rrjetave të peshkimit, Bode tha se nesër në mbledhjen e qeverisë miratojmë një tjetër projektligj të rëndësishëm, heqjen e tatimit prej 10 për qind mbi shitjen e tokës bujqësore. Kjo reformë, sipas ministrit Bode, i adresohet nxitjes së bashkimit të tokave bujqësore me qëllim krijimin e kooperativave, fermave bujqësore. Sipas relacionit të Ministrisë së Financave, p/ligji “Për një ndryshim në ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon përjashtimin nga tatimi prej 10 % i të ardhurave që fermeri përfiton nga shitja e tokës bujqësore, kur sipërfaqja e saj është mbi 1000 m2, me kusht që blerësi i saj të jetë një fermer apo person fizik a juridik, i cili operon në fushën e aktivitetit bujqësor dhe që nuk do ta ndryshojë destinacionin për të cilën kjo tokë bujqësore është blerë. Në këtë mënyrë, garantohet që lehtësimi fiskal i uljes së kostos së blerjes së tokës bujqësore me 10%, t’i adresohet nxitjes së bashkimit të tokave bujqësore me qëllim krijimin e kooperativave, fermave bujqësore, etj. Është parashikuar gjithashtu, që Këshilli i Ministrave, me anë të një vendimi, do të përcaktojë rregullat që garantojnë ndalimin e ndryshimit të destinacionit të tokës bujqësore. Hyrja në fuqi e ndryshimit të propozuar me anë të këtij projektligji, është parashikuar të jetë 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here