Bode: Opozita nuk mund të mbajë një qëndrim të tillë, në sektorin e hidrokarbureve

Ministri i Financave Ridvan Bode, duke folur në parlament për privatizimin e Albpetrol, deklaroi se qëndrimi i opozitës nuk përputhet me atë që deklaron se ka interesa të saj. Sipas tij, ligji niset nga interesi publik sesi t’i japë vlerë më të madhe atij në një sektor kaq të rëndësishëm. “Të thuash jo, të votosh kundër nuk do të thotë që ke bërë opozitë. Të shpikësh ngjarje, nuk është pjesë e një opozite të shëndoshë, kjo opozitë e alternativës së munguar nuk mund të mbajë një qëndrim të tillë në sektorin e hidrokarbureve. Problemi i përpjekjeve të qeverive shqiptare për të vendosur në eficencë sektorin e hidrokarbureve nuk është e re, kontrata janë lidhur në qeveisjen e mëparshme. Kontrata e lidhur në qeverisjen e mëparshme, të gjithë kompanitë që do të vijnë pas kësaj kontrate do të kërkojnë të njëjtat kushte. Kontrata e 2004 ka miratuar modelin e Shqipërisë në sekotrin e hidorkarbureve. Edhe ajo kontratë është nga pikëpamja e përfitimeve mbi nivelin. Çfarë ka përfituar publiku nga nxjerrja e naftës? Nëse themi buxheti ka përfituar 0”, u shpreh ministri. Po ashtu ai theksoi se kanë qenë dy elementë, e para që të marrim atë sasi të prodhimit për ta arkëtuar në buxhetin e shtetit, i lihet firmës së re, por do e parapaguajë për 20 vjet. “Do të parapaguajë është pjesë e privatizimit. Dhe jo vetëm kjo, është çështje negociate që do të bëhet. R do të taksohet me 50%, nuk do të jetë Albpetrol për të bërë ndjekjen, por do të jetë një kompani e specializuar dhe do të mbrojë interesin publik. Procesi i koncensionimit është ilaçi i zgjidhjes së problemeve të mëdha”, u shpreh ministri Bode.

Comments are closed.