“Borëbardha dhe gjuetari”, fotot nudo të Charlize Theron qarkullojnë në web

Vazhdon fuqishëm fushata promocionale për një nga filmat më të pritur të vitit “Borëbardha dhe gjuetari “, versioni  modern i përrallës së Borëbardhës me një bukuroshe si Kristen Stewart në rolin e një princeshe virtuose dhe luftëtare dhe me një aktore rrëzëllitëse si Charlize Theron në rolin e mbretëreshës së keqe. Por në këtë film do të mund të shikojmë edhe një skenë nudoje të aktores së madhe, e cila si mbretëreshë e keqe pëlqen banjot me qumësht për të ruajtur bukurinë dhe freskinë e saj. Një mbretëreshë e bukur po aq sa e pashpirtë. Filmi parashikohet të dalë në qershor në sallat amerikane, por disa foto të Charlize Theron nudo qarkullojnë që tani në internet dhe duket se janë vjedhur nga seti i filmit.

Comments are closed.