Brad Pitt: Doja një film për djemtë e mi

 

Filmi i fundit i Brad Pitt është “World War Z”, një film horror shumë ndryshe nga ata që na ka mësuar aktori i famshëm dhe arsyeja që ai ka pranuar rolin në këtë projekt janë djemtë e tij. “Pesë vite më parë unë nuk e kisha idenë se çfarë ishte një zombie. Sot jam një ekspert për shkak të djemve të mi që i pëlqejnë shumë këta filma. Doja të bëja një film për ta dhe prandaj pranova rolin”, shpjegoi aktori 49-vjeçar. Për gjashtë fëmijët e tij, Brad Pitt ka qenë pjesë më parë e dy filmave të animuar ku ka dhënë zërin për Happy Feets 2 dhe Megamind.