Brazil, vriten dy tifozë rrugës për stadium

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Dy tifozë janë vrarë të dielën, teksa po udhëtonin për ta parë ndeshjen ndërmjet ekipeve Ceara e Fortaleza në stadiumin ku do të zhvillohet Botërori 2014, Castelao, ndeshje e cila do të shërbente si test para Kupës së Konfederatave, që do të mbahet këtë verë. Tifozët e Cearas janë goditur me plumba në kokë, pas konfrontimit me tifozët e Fortalezas, pesë kilometra larg stadiumit, ku tifozët rivalë që gjendeshin në motoçikletë, hapën zjarr. Autoritetet braziliane dikur më vonë e kapën personin që gjendej në motor, afër krimit, edhe pse nuk është bërë ende i ditur identiteti i vrasësit. Ndërkohë, rreth 180 persona janë arrestuar për vandalizëm dhe përleshje, para ndeshjes së zhvilluar të dielën. Castelao është njëri nga gjashtë stadiumet mikpritëse të turneut që do të mbahet këtë verë dhe njëri nga 12 stadiumet që do ta presë Botërorin e vitit të ardhshëm.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here