Në kanalin zyrtar të RTL në FB është publikuar një video e cila tregon erozionin e jashtëzakonshëm të bregdetit shqiptar. “Deti po gëlltit bregun. Ky nuk është një film, por po ndodh në Europë, në veri të Shqipërisë”.

Videoja e publikuar nga RTL, nje media belge tregon se si ndryshimet klimaterike, shpyllëzimet masive dhe nxjerrja e kripës nga deti, po mundësojnë që uji të shkaktojë përmbytjen e brigjeve. Edhe ndërtimet pa kriter kanë luajtur rolin e tyre në këtë masakër ekologjike. Në 427 km breg, 154 janë prekur nga erozioni, ndërkohë që deti avancon me një shpejtësi 20 m në vit.

“Është ligji i më të fortit”, shkruan RTL në videon e saj duke shtuar se nëse nuk merren masa të menjëhershme, vendi në të cilin ata ndodhen, pikërisht në Shëngjin do të zhduket.