Bulqizë, asfiksohen në galeri 2 minatorë

Dy minatorë janë asfiksuar paraditen e sotme në galerinë e minierës së Bulqizës. Ndërkohë që vazhdimisht, minatorët kanë paralajmëruar për vështirësitë e kushteve të punës dhe rrezikun e jetës së tyre, punonjësit e galerive vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm për të siguruar të ardhura mujore. Ditën e sotme, 2 minatorë janë asfiksuar nga gazi ndërsa ndodheshin në nivelin e 13-të. Dy minatorët janë nxjerrë në sipërfaqe nga kolegët e tyre dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Te aksidentuarit jane Destan Kola 47 vjeç dhe Ymer Koleca 57 vjeç. Familjaret e tyre bëjnë përgjegjës kompaninë koncesionare ACR për mossigurimin e kushteve të punës.

Comments are closed.