Bulqizë, minatorët gati për protestë

 

Minatorët e Bulqizës bëhen gati për protestë. Behet fjale për 80 punëtoret e Galerisë D. Prej dy ditësh ata kane bllokuar punën. Do të rikthehen vetëm pasi t’u jepen pagat dhe t’u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Minatorët e zonës D pas protestave të vitit 2011 u lanë për një kohë të gjatë pa punë. Me pas zona D iu nënkontraktua kompanisë “Tur Alb”. Minatorët thonë se kjo kompani prej dy vitesh po i shfrytëzon barbarisht. Ndërsa kërkojnë rrogat dhe sigurimet, rojet e sigurisë se kompanisë “Tur AlB” kërcënojnë minatorët. Nëse policia nuk do te ndërhynte në kohë, konflikti midis rojeve dhe minatorëve do te kalonte masën. Miniera e Bulqizës njihet ndryshe si miniera e vdekjes, për shkak të numrit të lartë të minatorëve që kanë humbur jetën në të. Javën e kaluar një grua humbi jetën duke mbledhur krom .