Bumçi takon Jonathan Moore

 

Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, gjatë takimit me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ruajtjen e paqes, stablitetit dhe sigurisë në rajon. Ministri Bumçi ka siguruar se qeveria shqiptare është e angazhuar të zhvilloje një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan theksoi se Ballkani do të vazhdojë të mbetet në fokusin e administratës amerikane për të ruajtur të gjitha ato arritje që janë bërë në drejtim të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Në këtë kontekst, zoti Moore nënvizoi se shpreson për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që do të mundësonte ecjen e tyre përpara drejt integrimeve europiane