Çamëria dhe shqiptarët e saj ekzistojnë, do apo nuk do Vangjel Dule dhe Athina e tij

Rishfaqja e herëpashershme e Vangjel Dules, si zëdhënës i Athinës dhe i shovinizmit grek ndaj shqiptarëve, në përgjithësi, dhe komunitetit çam në veçanti, po kthehen në një provokacion të hapur që bën një kryetar partie të krijuar në Shqipëri, që në vend të flasë shqip, na krekoset si grek. Bela me këta njerëz, që u janë rritur veshët si shumë, duke na u bërë nga çirakë-bujq të agallarëve të Gjirokastrës, në kërkues të të drejtave që askush nuk ua ka mohuar. Të llapësh herë pas here, si Vangjeli e Co, për të drejta minoriteti që askush nuk ua ka mohuar, sa edhe Enver Hoxha i kishte në zemër dhe në postet më të larta të Byrosë, në një kohë kur pushkatonte çamët, më 1961-in, është hapur një shantazh tipik shovinist.

Para disa ditësh, kur Dule pati kurajën të fliste si të ishte zëdhënësi i Napoleon Zervës, në Shqipëri, një burrë i vjetër nga Çamëria, më mori në telefon e më thotë: “Çfarë thotë ky Dule, more djalë, ka jetuar në Shqipëri ky apo ku, se ne kemi një jetë që ndodhemi këtu, pasi u përzumë me zjarr e me hekur nga bandat shoviniste të Zervës dhe erdhëm këtu se na strehuan vëllezërit tanë, kurse ky flet si të jetë ushtar i kohës së Delianaqit e antishqiptarëve të tjerë”. Ndjente shqetësim i nderuari njeri që në moshën 82-vjeçare ndjehet i fyer që një grek e bir greku flet si të jetë në shtëpinë e tij. Por duket se Akademia e Shkencave ka harruar detyrën e vet që t’u japë përgjigjen e merituar këtyre bastardëve që sillen në Shqipëri si historia me gjarprin e fshatarin që e mori ta ngrohte në zjarr se i erdhi keq nga që kishte ngrirë në akull dhe gjarpri iu kthye atij që ta kafshonte.

Nejse, kur nuk flet Akademia dhe të ashtuquajturit akademikë, detyrimisht, që do të flasë Vangjel Dule e Co. Por, gjithsesi, një shqiptar i Çamërisë që sot jeton në SHBA dhe që i përket njërës prej familjeve që u persekutuan keqas nga genocidi i viteve 1944-1945, Sali Bollati, ka gjetur mënyrën me një shkrim që të shprehë disa të vërteta që nuk ka Dule apo grek që t’i hedhë poshtë, sepse dihet mirë që kryetari i PBDNJ-së është një shërbëtor i Athinës dhe, edhe pse në një krizë të thellë, Greqia i mban mirë silogjet e saja që të bëjnë ham-ham në shërbim të Eladhës.

Arvanitas=Albanians

“LiberaIors and heros of Grece”

Një grup bashkatdhetarësh, duke ndjekur kohët e fundit përpjekjet e disa grupeve shoviniste greke si në Greqi, në Shqipëri, por edhe këtu në Amerikë për ngjalljen e pretendimeve ndaj pjesës së Shqipërisë së Jugut, të ashtuquajtur “Vorio Epir”, menduam “ta shoqërojmë” paradën e pavarësisë greke me parullën e mësipërme, së bashku me “Human Rights for Chameria!”

Në ditën e Pavarësisë, më 25 mars 1821, deshëm t’u rikujtonim grekëve se trimat e Çamërisë, Marko Boçari, Islam Pronjo, Lule Çapari e shumë të tjerë, bashkë me vëllezërit; Arvanitas, Andrucët, Mjaulët, Bubulinët, Kanarët, Kriezotët, Shkurtanjotët etj., ishin udhëheqësit kryesorë të kryengritjes në luftën kundër osmanlinjve ose e quajtur e Pavarësisë Greke (A. Kola, Arvanitët, 2002). Grekët në ato vite ishin pakicë dhe, me thënë të drejtën, as nuk e njihnin veten si pasardhës të grekëve të lashtësisë, por ju pëlqente ta quanin veten “romei”, ashtu si edhe sot, shqiptarët e krishterë në Çamëri (ose, siç ia kanë ndryshuar emrin Thesproti), vazhdojnë ta quajnë veten, siç janë në të vërtetë, “romei” dhe jo grekë.

Dihet botërisht se nga 100 udhëheqësit e luftës së pavarësisë greke, 90 prej ishin shqiptarë, arvanitas dhe çamë.

Në fillim, udhëheqësi i revolucionit grek, Dh. Ipsilanti u drejtohej figurave më të spikatura të Çamërisë: “Shumë kurajozë, kryetar Pronjo dhe Çapari dhe gjithë Çamëve, ju përshëndes! Unë dhe atdheu ju falënderojmë. Dhe tani, duke u bashkuar me ne për liri, konsideroheni si vëllezërit tanë! (J. Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos, 1858-1860).

Por nuk kaloi shumë kohë dhe me të ashtuquajturën “megalidea”, vetëm ata të besimit ortodoks quhen grekë dhe se çdo banor tjetër i Greqisë që nuk i përket atij besimi duhet të greqizohet ose të zhduket. Ja si shkruan studiuesi A. Kola: “Përtej çdo dyshimi, fuqia dhe pushteti i klerit sundoi deri në ditët e sotme dhe çdo gjë që u krijua gjatë asaj kohe, vulosi dhe historinë e Greqisë dhe përbëjnë edhe burimin e fatkeqësisë shumëvjeçare”. Dhe kjo ide bizantino-shoviniste vazhdon të zotërojë edhe sot. Me këtë ide, ata u përpoqën të asimilojnë arvanitasit, po ashtu edhe sllavo-maqedonasit, duke sajuar një shtet pa asnjë minoritet.

Në kundërshtim me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare, ata u përpoqën ta zhdukin minoritetin shqiptar në Çamëri. Me sekuestrimin e pasurive, moshapjen e shkollave shqipe, ndriçimin e emrave mijëravjeçarë shqip të vendbanimeve dhe të vetë emrit ÇAMËRI (pavarësisht se krenohen me vallet, këngët e kostumet çame); arritën që më 1944-1945, mbas masakrave të tmerrshme të shpërngulin me dhunë mbi 30.000 çamë, ndërsa pjesës tjetër, shqiptarëve çamë të krishterë nuk u njihet as edhe sot asnjë e drejtë.

Dhe me këtë parullë në duar: “Human Rights for Chameria” i treguam paradës greke se jo vetëm Çamëria shqiptare ekziston, por zbatimi i legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut si njohja e genocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë, kthimin në shtëpitë dhe pronat mijëravjeçare, me gjithë të drejtat është një detyrim për qeverinë dhe parlamentin grek. Vetëm me të drejtat e Çamërisë do të krijohen ura miqësie midis dy vendeve fqinje dhe do të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi. Këtu duhet nënvizuar një ndodhi shumë kuptimplote. Duke mbajtur në duar parullën e mësipërme, m’u afruan dy zonja duke më falënderuar në shqip. Sa filluam bisedën, disa burra grekë u futën midis nesh duke i larguar zonjat “greke” nga Çamëria, se po tregonin direkt atë që shkruhej në pankartën tonë. Ato janë shqiptare çame të krishtera dhe nuk kanë të drejtë të flasin “gjuhën e Perëndisë” të nënave të tyre, as këtu në Neë York. Mbas kësaj ndodhie, disa duke mbajtur në duar flamuj grekë u përpoqën të na pengojnë, por policia e Neë Yorkut Demokratik i largoi ata duke u shpjeguar se neve nuk jemi duke prishur rendin, përkundrazi, me qetësi mbrojmë të drejta ligjore “Demokracia greke” shfaqet edhe më hapur, kur emigrantët shqiptarë, sot janë të detyruar që përveç emrit, të ndryshojnë edhe besimin fetar. Pas “zbatimit” të kësaj demokracie, gjejnë njerëz pa personalitet si P. Dhima e krenohen me ta edhe nëpër parada.  Kjo ishte, pak a shumë, parada greke me çlirimtarë shqiptaro-arvanitasit dhe “demokracia greke” në vazhdim.

Epilog

 Do t’i kujtoja Vangjel Dules e Co, se ky popull që u ka dhënë bukë grekëve të minoritetit nuk meriton atë gjuhë antishqiptare që t’i përdor sa herë Greqia jote ndodhet në kriza të tilla si kjo e këtyre kohëve, se patetizmi yt nuk e nxjerr dot Eladhën nga kriza e thellë, se gjynahet e çamëve të vrarë dhe të masakruar më 1944-1945 nuk mund të bëhen ujë. Ti kërkon kufirin tek thana, por para se të ndodhë kjo, po të kujtoj disa vargje popullore të kohës së Ali Pashë Tepelenës. “Arvanites penemeni,/ çamidhes kamaromeni”. (Shqiptarë të lavdëruar,/ çamët krenarë).

Përgatiti: Hyqmet ZANE

Comments are closed.