Candice si Marylin Monroe

Candice Swanepoel ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, me një performancë mahnitëse në “Central Park”. Gjatë realizimit të katalout “Victoria’s Secret Autumn”, supermodelja pati një moment në stilin Marylin Monroe, me fustanin që i është hapur nga era. Kaq është dashur për të përqendruar vëmendjen drejt saj. Bjondia afrikano-jugore ka pasur edhe si sfond një ditë plot diell në parkun më të famshëm të New Yorkut. E me të vërtetë që Candice është dukur tepër marramendëse, për këdo që ka kaluar qoftë edhe rastësisht në “Central Park”.

Comments are closed.