Tech

Candy Crush mania

Candy-Crush-SagaCandy crush është loja që është ndërruar në një mani të vërtetë, pasi është më e shkarkuara e vitit 2013 në iPhone dhe iPad. Mendohet se kompania që e ka prodhuar këtë lojë, fiton 1 milion dollarë në ditë nga përdoruesit.

Sipas BBC, vetëm në SHBA, kompania fiton 550 mijë sterlina në ditë. Loja është në pronësi të King, një kompani me qendër në Londër. 60 përqind e britanikëve thonë se e luajnë lojën duke shkuar ose duke u kthyer nga puna. Vetë kompania thotë se shumica e atyre që arrijnë në nivelin e fundit, e bëjnë këtë pa pasur nevojë për ndihmë financiare.

Çudia është se Candy Crush është një lojë e thjeshtë, një imitim mes Tetris dhe Bubble Bobble. Ajo ka zëvendësuar lojën Bejeëeled, që lindi 12 vjet më parë.

Lexoni edhe: