Tech

Canon prezanton EOS M2

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

canonCanon-i, kishte prezantuar vitin e kaluar, fotoaparatin e tyre të parë me lentë të këmbyeshme, por pa pasqyrë. Ishte fjala për modelin EOS M dhe tani vjen pasardhësi i tij me emrin EOS M2. Krahasuar me paraardhësin e tij, EOS M2 sjell disa të reja të rëndësishme. Në radhë të parë, aty është sistemi i autofokus-it, deri në 2.3 herë më i shpejtë, që tani mbulon 80% të kornizës.

Një risi tjetër është posedimi i Wi-Fi-së, për ndarjen e lehtë të materialit të inçizuar dhe aftësinë për të kontrolluar fotoaparatin me anë të telefonit të mençur, ndërsa në të njëjtën kohë vëllimi i përgjithshëm i fotoaparatit është zvogëluar për 8%. Sensori APS-C, ka mbetur i njëjtë me modelin e mëparshëm dhe ka një rezolucion prej 18 Megapiksela.

Ndjeshmëria maksimale është ISO 25600 dhe shpejtësia e imazhit të vazhdueshëm është, 4,6 foto për sekondë. Çmimi i sugjeruar me pakicë është 820$ për fotoaparatin dhe objektivin: EF – M 18 – 55mm f/3.5-5.6 IS STM, ose 630$, pa objektivin shtesë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here