Carla Bruni-Sarkozy: Publikimi i fotove të vajzës, cënon privatësinë

Carla Bruni-Sarkozy sulmon mediat për publikimin e disa fotove të vogëlushes së saj Giulia. Bashkëshortja e presidentit francez, ka dashur t’i përgjigjet disa mediave të huaja në lidhje me privatësinë. Ajo ka shkruar në internet se disa media, e kanë konsideruar të drejtë publikimin e fotografive të realizuara pa dijeninë e saj. “Me këto veprime jam ambientuar. Por në çështjen në fjalë, disa foto paraqesin fytyrën e vajzës sime. Dëshiroj të saktësoj, vazhdon bashkëshortja e presidentit francez, se këto fotografi janë realizuar pa autorizimin tim. Dënoj çdo përdorim të fotografive të fëmijëve të mi dhe çdo lloj informacioni që i përket jetës së tyre private”, shprehet Bruni. Sipas saj, publikimi i këtyre fotove, të realizuara gjatë daljes nga pediatria, është publikuar pa mbuluar fytyrën e vogëlushes pesë muajshe. “Paris Match”, ka vënë në kopertinën e saj profilin e vogëlushes Giulia.

Comments are closed.