Categories
Dieta

Dieta New York / Humbni peshë duke ngrënë

Nëse jeni në kërkim të një diete efikase dhe të shëndetshme, ndoshta principet e të ashtuquajturës dietë njujorkeze (dieta new york) do t’ju ndihmojnë që të ushqeheni shëndetshëm si dhe të humbni peshë.  Këtë plan të të ushqyerit e ka bërë David Kirsch, i cili është i bazuar në programin e ushtrimeve sportive dhe, natyrisht, në një mënyrë të veçantë të të ushqyerit.  Nëse e respektoni, thuhet se mund të humbni edhe deri në 6 kilogramë peshë dhe një numër të konsiderueshëm të centimetrave në bel. Dieta bazohet në ushqim me sasi të lartë të proteinave dhe të varfër sa u përket karbohidrateve.

Kjo dietë është e ndarë në tri faza

Faza e parë

Gjatë dy javëve të para mund të hani kërpudha, të bardhë të vezëve, salmon, pemë me lëvozhga, perime me pak fibra dhe me shumë proteina. Ndalohet rreptësisht konsumimi i alkoolit, por edhe i produkteve të qumështit, kafesë, pemëve dhe yndyrave. Në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 800 deri në 1000 kalori.

Faza e dytë

Zgjat gjithashtu dy javë dhe është e ngjashme me të parën, vetëm dallon për faktin që e keni të lejuar që të konsumoni më shumë shujta të pasura me karbohidrate, fasule, bizele, patate, pemë me lëvozhga… në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 900 deri në 1.000 kalori.

Faza e tretë

Gjatë kësaj faze gradualisht mund të filloni të konsumon i gjëra ushqimore, të cilat kanë qenë të ndaluara në fazën e parë.  Gjatë kësaj diete është shumë e rëndësishme që të merreni me aktivitete fizike. Vraponi ose bëni kërcime me litar për rreth 45 minuta në ditë dhe bëni ushtrime për secilin grup të muskujve.  Ushqimet e pasura me proteina në kombinim me aktivitet fizik janë dëshmuar të shkëlqyeshme për djegien e shtresave dhjamore. Ata që e kanë mbajtur këtë dietë pohojnë se është e mundur që në afat rekord kohor të arrihet një peshë e duhur trupore.

Categories
Dieta

Portokalli ndihmon rënien në peshë

Portokalli është një frut ideal për ta përfshirë në dietën tuaj, pasi ai është i pasur me fibra, ofron ndjenjën e ngopjes dhe ndihmon në rënien më të shpejtë nga pesha.

Dieta me agrume nënkupton që dita të fillohet me një portokall për drekë dhe darkë në pjatë të gjendet edhe një pjesë e bukës së thekur. Nuk lejohet konsumimi i pijeve alkoolike, ndërsa gjërat ushqimore duhet të konsumohen sipas radhës, nuk bën të anashkalohet asnjë prej tyre.

Dieta zgjat 15 ditë, përbëhet prej tri cikleve, që zgjasin nga pesë ditë. Me të mesatarisht humben shtatë kilogramë. Portokalli ofron ndjenjën e ngopjes. Dihet që vajrat e portokallit e reduktojnë urinë, por edhe me këtë, nuk gjen aplikim në terapitë dietetike për ndonjë afat më të gjatë.

Portokalli është i pasur me vitaminë C. Përveç kësaj e përshpejton sistemin e tretjes.

Portokalli më së miri do të ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave gjatë festave të fundvidit.

Categories
Dieta

Si të hiqni kilogramët e tepërt?

Që të jeni vital, duhet të shpenzoni më shumë kalori se sa konsumoni e, për ta arritur një gjë të tillë, metabolizmi duhet të punojë me shpejtësinë e pestë. Edhe pse besohet se vitet e ngadalësojnë atë, disa gjëra lehtë mund të ndryshohen. Do ta përmirësoni punën e metabolizmit, si dhe do të keni disa kile më pak.

Kujdes çfarë dhe kur konsumoni
Shprehitë ushqyese janë vendimtare për metabolizmin. Pas pushimit të natës, trupit të njeriut i nevojiten “derivate”. Mos e anashkaloni kafjallin, në të kundërtën metabolizmi do ta ngadalësojë punën për ta kursyer energjinë. Qëllimi është që trupi juaj ta fitojë energjinë me kohë dhe të punojë me kapacitet të plotë, pa ngadalësim dhe pa kursim. Në menunë tuaj, duhet të ketë proteina, kalcium, çaj të gjelbër, çokollatë të zezë.

Për gjumë të lehtë
1. Mos konsumoni alkool para gjumit,
2. Shmangni ushtrimet natën vonë,
3. Dy orë para gjumit mos konsumoni gjë,
4. TV, lap-topët, mos i mbani në dhomën e gjumit,
5. Flini në qetësi.

Flini mirë
Pos ndjenjës së lodhjes, pagjumësia apo gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë këtu edhe mbipeshën. Hulumtimi i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se femrat, të cilat brenda natës flenë më pak se pesë orë gjumë, në 32 për qind të rasteve janë më të ekspozuara ndaj mbipeshës, në krahasim me ato të cilat flenë normalisht. Gjumi jo i mjaftueshëm e ngadalëson metabolizmin. Edhe më keq – mungesa e gjumit e shton sekretimin e hormonit grelinë, i cili shkakton urinë.

Shtoni kardio-ushtrimet
Ushtroni disa herë brenda javës nga 45 minuta dhe një gjë të tillë bëjeni rregullisht – një studim amerikan tregon se pas ushtrimeve intensive metabolizmi shpenzon 190 kalori shtesë. Ekspertët theksojnë se ushtrimet intensive e mbajnë metabolizmin në punë të shpejtë edhe pas ushtrimeve, e kjo, sipas tyre, shkrin kaloritë. Kardio-ushtrimet më të mira janë vrapimi apo ngasja e biçikletës.

Uji
Kur ta konsumoni gjysmë litër ujë, metabolizmi përshpejtohet për rreth 30 për qind.

Forcojini muskujt
Ndërtimi i muskujve, nëpërmjet ushtrimeve, e shpejton metabolizmin. Muskujt i shpenzojnë kaloritë më shumë se shtresat e dhjamit. Nuk është vërtetuar saktë, studime të ndryshme kanë shifra të ndryshme: një kilogram i masës muskulore shpenzon midis 30 dhe 100 kalori në ditë. E njëjta sasi e indit dhjamor shpenzon rreth 4 kalori brenda ditës.

Categories
Dieta

Dieta për ta pritur heqjen e xhupave me gëzim

Kjo dietë është shumë e këshillueshme tashmë që pranvera sapo ka hyrë dhe veshjet e rënda do të hiqen dalëngadalë. Është një dietë e cila nuk të privon nga produktet, ka larmi ushqimesh pasi trupi ka nevojë për vitamina, fibra dhe proteina.

E rëndësishme është që gjërat që ne hamë të jenë në masën e duhur, sepse përgjithësisht ne gabojmë në sasinë e të ngrënit. Pastaj janë kufizuar shumë yndyrnat dhe të ëmblat. Sa për kripën gjatë gatimit duhet të keni parasysh ta hidhni atë në mënyrë shumë të moderuar. Për mëngjes mund të hani cereali me qumësht ose të pini një lëng frutash të shtrydhura ose të hani një fetë të hollë buke me pak proshutë. Në paradite dhe në pasdite mund të konsumoni fruta ose ndonjë kos frutash. Nëse ndiqni me rigorozitet këtë dietë në dhjetë dite mund të bini 1.5 deri në 2 kg. Është një rënie ideale nga peshë sidomos për femrat.

Megjithatë duhet t’ju këshillojmë të kini kujdes edhe për trajtimin e celulitit që ndoshta theksohet nga rënia nga pesha. Pini sa më shumë ujë dhe kujdesuni për veten tuaj me kremrat anti-celulit.

E HENA

Dreka

180 gramë peshk, të shoqëruar me një sallatë me perime të zjera ku fare mirë mund të përdorni edhe dy patate të zjera. Perimet i përgatisni me pak pika vaj ulliri (pra pa e ekzagjeruar) me uthull ose në vend të uthullës me limon dhe me bimë aromatike të grira në të (si koper, majdanoz etj) Si frutë hani një dardhë.

Darka

150 gramë bizele ose fasule. Bizelet i përgatisni të zjera dhe mund t’i përzjeni edhe me karrota , pra një gatim normal që e bëjmë në shtëpi. Po ashtu nëse vendosni të hani fasule , ato do të jenë të gatuara si përherë, por me sasira të vogla vaji ulliri dhe me kripë të kufizuar. 30 gramë djath të bardhë dhe një sallatë mikse (domate, karrota, 3-4 kokrra ullinj, qepë, kastravec, spec etj).

E MARTA

Dreka

70 gramë me makarona ose me thjeshtë një pjatë makarona , por jo  të mbushur me majë sicc e kemi zakon përgjithësisht. Përgatitini me salce të bërë vetë me domate të grira, erëza, hudhra etj. Shoqërojeni me një sallatë me spinaq të zjerë dhe të përgatitur. Në fund hani dy kokrra kivi.

Darka

Dy vezë të zjera dhe një sallatë mikse që mund te jetë ose sallatë jeshile me domate ose edhe lakra të zjera.

E  MERKURA

Dreka

150 gramë mish vicci të përgatitur në grile ose në kushtet e shtëpisë të pjekur në furrë pa yndyrë shumë. Një sallatë me patëllxhane të pjekura me pak djath të grirë sipër.  Një fetë me ananas të freskët. Në pamundësi të tij hani nëj kokërr dardhë ose një kokërr mollë ose edhe një portokalle.

Darka

Në darkë mund të hani një fetë të hollë buke, 100 gramë proshutë të gjallë por të jetë e zgjedhur në dyqan jo me shumë yndyrë dhe dhjam si edhe një sallatë me lakër të bardhë të grirë  dhe të përgatitur me pak vaj ulliri dhe me limon. Lakra nuk duhet të jetë e zjerë.

E ENJTE

Dreka

Një racion pilaf me një thelë mish pule. Një sallatë miks me perime të zjera të përgatitura me uthull ose me limon (karota të zjera, patate, lakra të bardhë të zjera, spinaq, fasule). Në fund hani në dardhë.

Darka

Bizele, misër dhe patate të zjera të përgatitura në një pjatë të përzjerë me bimë aromatike sipas shijeve tuaja , një sallatë jeshile me domate dhe qepe 30 gramë djath të bardhë

E PREMTE

Dreka

Dy feta jo shumë të mëdha byreku me spinaq ose lakër, një gotë kos  dhe një kivi në fund të drekës

Darka

Një supe me perime, një sallatë jeshile dhe një kokërr portokalle

E SHTUNE

Dreka

150 gramë pule ose gjel i pjekur. Shoqëruar me, një pjatë me sallatë lakër të bardhë dhe të kuqe të gjalla dhe të përgatitura me vaj , uthull dhe limon sipas shijes.

Darka

Dy vezë të skuqura, por pa gjalp. Përgatisni një sallatë me lakër të bardhe dhe me karrora të grira dhe të përzjera me limon dhe pak pika vaj ulliri. Hani një frutë sipas dëshirës

E DIELA

Dreka

Peshk me sallate greke. 1 gotë verë të kuqe të cilën mund ta pini të shoqëruar me fruta pylli , luleshtrydhe , manafera etj.

 Darka

Një biftek ne zgarë ose të pjekur , por jo të skuqur me vaj me sallate me perime te zjera. Një gotë kos dhe një frute.

Categories
Dieta

Si të humbim 3 kg në 7 ditë?

Dihet që mbipesha sjell pasoja të shumta në shëndet. Shumë njerëz ndërmarrin dieta ekstreme për të arritur në parametrat që ata dëshirojnë, por me dietën e mëposhtme mund të heqësh 3 kg për një javë.

Dietën do ta filloni të hënën deri të mërkurën, për të vazhduar përsëri me planin nga fillimi, pra pasi ta keni përfunduar ditën e mërkurë, filloni të enjten me planin e së hënës dhe kështu me radhë.

Ushqimet e lejuara në këtë dietë janë:

– perimet, si domate, speca, qepë, tranguj, kunguj, patëllxhan, lakër, karota, kërpudha

– vezët

– të gjitha llojet e mishrave

– peshku dhe frutat e detit

– 400 g rrush në ditë

– fruta te gjitha llojet

– 150 g mjaltë

– vaj ulliri

– ujë, çaj, lëngje te shtrydhur futash, pa konservante dhe shtesa ëmbëlsuesish.

Nuk lejohen:

– të gjitha llojet e sheqerit, çokollatë, kripë, majonezë.

Plani i ushqimit

E hënë

Mengjesi: 1 pjesë bukë integrale, dy pjesë gjoks pule, 1 l qumësht apo kos.

Paraditja: 200 g rrush të zi.

Dreka: 1 vezë, 250 g perime të ndryshme të shoqeruara me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.

Pasditja: 200 g rrush të bardhë.

Darka: 150 g biftek viçi të pjekur me dy lugë vaj ulliri, 40 g bukë,

E martë

Mengjesi: 250 ml kos

Paraditja: 1 gotë lëng rrushi apo 150 g rrush të bardhë.

Dreka: 100 g mish të bardhë të pjekur, 250 g perime të përziera të erëzuara me një lugë vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.

Pasditja: 150 g rrush të zi.

Darka: 120 g biftek me mish peshku në skarë dhe 250 g sallatë me misër dhe karota të me erëza me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni, 50 g bukë.

E mërkure

Mengjesi: kos frutash.

Paraditja: 200 g rrush të bardhë.

Dreka: 100 g makarona me salcë domatesh.

Pasditja: sallatë frutash me mollë, dardhë dhe rrush.

Darka: 150 g djathë, 250 g perime të përziera me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.