Categories
Dieta

Dieta: të humbësh 9 kg për 14 ditë

DietNëqoftëse kjo dietë do të ndiqet në mënyrë rigoroze për 14 dite, ju do të humbisni 9 kg. Kjo dietë njihet ndryshe si dieta e famshme nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Efekti i saj: ndikon në metabolizmin tuaj dhe si pasojë ju nuk do t’a merrni përsëri peshën e humbur për tre vitet e ardhshme. Nqs në dietë janë disa ushqime që nuk i hani, ju kërkojmë ndjesë, por duhet ti hani sepse nuk lejohet ti shmangesh asnjë produkti të mëposhtëm. Ju mund të pini sa te doni kafe të zeze pa sheqer, uje. Mbani mend se `sallata jeshile` nënkupton edhe perimet që klasifikohen jeshile.

DITA E PARE:

Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht.

Dreka: Dy veze te ziera dhe spinaq pa kripë.

Darka: Nje biftek I madh zgare, ose 3 te vegjël, sallatë jeshile dhe cdo lloj fruti.

DITA E DYTE:

Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.

Dreka: Një biftek mesatar zgare, sallatë dhe cdo lloj fruti.

Darka: Mish të bardhë (pule) ne sasi të kufizuar.

DITA E TRETE:

Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.

Dreka: Dy veze te ziera, sallatë dhe domate të freskta

Darka: Mish i bardhë dhe sallatë.

DITA E KATERT:

Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.

Dreka: Një veze e zierë, karrota, djath I njomë.

Darka: Fruta të freskta dhe kos natyral

DITA E PESTE:

Mengjesi: Karrota të grira me limon dhe kafe e zezë.

Dreka: Peshk me avull dhe domate të freskta

Darka: Një biftek I madh zgare dhe sallatë jeshile

DITA E GJASHTE:

Mengjesi: Kafe e zeze pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.

Dreka: Gjysëm pule të pjekur në zgarë

Darka: Dy vezë te ziera dhe karrota të grira

DITA E SHTATE:

Mengjesi: Caj me limon pa sheqer, ose qumësht

Dreka: Një biftek zgare dhe fruta të freskta

Darka: Cfare të doni

DITA E TETE DERI E 14-të:

Fillon duke përsëritur përsëri 7 ditët e para të dietës, e pas këtyre dy javëve mund të filloni të hani normalisht por sigurisht duke u përmbajtur dhe ushqyer me zarzavate e fruta.

Categories
Dieta

Dieta braziliane

dieta brazilianeDieta braziliane zgjat katër javë dhe me ndihmën e saj mund të humbni deri në 12 kilogramë. Do të hani 4-5 herë në ditë, ndërsa ushqimet themelore janë perimet dhe frutat.

MENUJA 7 DITORE:

E hënë
Mëngjesi: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Zamra: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gr. peshk të zier, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara;
Darka: njësoj si mëngjesi;

E martë:
Mëngjesi: vezë të ziera butë, një filxhan lëng molle;
Zamra: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gr. mish të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallate të gjelbër.
Darka: 200 gr. peshk të zier, vezë shumë të ziera, sallatë të gjelbër, bizele të gjelbër.

E mërkurë:
Mëngjesi: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Zamra: 100 gr. djath të payndyrshëm;
Dreka: 100 gr. oriz, 150 gr. sallatë me lakër të freskët me salcë të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gr. mish të zier, një mollë, 4 gjethe sallate të gjelbër;

E enjte:

Mëngjesi: një filxhan lëng ananasi, 60 gr. ananas;
Zamra: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gr. mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gr. sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;

E premte:
Mëngjesi: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Zamra: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gr. peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë peshku, një copë e vogël buke;

E shtunë:
Mëngjesi: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Zamra: 150 gr. sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gr. kërpudha të fërguara, 100 gr. sallatë perime të pagatuara.

E dielë:
Mëngjesi: një banane, një grusht rrush të thatë;
Zamra: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gr. mish të zier, 100 gr. sallatë me lakër të freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gr. fruta, 4 gjethe sallatë jeshile;

Menuja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë, jo më gjatë.

Categories
Dieta

Mënyra të lehta për të humbur peshë

peshore1. Pi ujë

Thjesht sigurohu të pish 8 deri 10 gota ujë në ditë për çdo ditë. Mos e zëvendëso me ndonjë pije tjetër. Trupi juaj duhet gjithnjë të jet i hidruar. Veshkat tua do të të falenderojnë pasiqë e kan më lehtë të nxjerrin jashtë mbeturina. Me pirjen e mjaftueshme të ujit trupi juaj do të jet në gjendje të shkrij dhjamë në mënyrë më të efektshme. Dhe nëse pini një gotë ujë 10-15 minuta para se të hani (mëngjes, drek, dark) ju do të ndiheni i mbushur posa të filloni të hani. Edhe një fakt tjetër qesharak. A e ke ditë që mund t’i humbni 62 kalori duke pir ujë me akull?

2. Ha 5 herë në ditë
Fillo me mëngjes. Sa më shumë ha në mëngjes aq më pak do të doni të hani gjat natës. T’lutem mos e kalo këtë vakt sepse do të përfundosh duke ngrën çkado që të del para syve gjat tër ditës. S’është e thënë të ngopesh në të pestat vakte të ushqimit, thjeshtë 3 vakte me ushqim me madhësi normale dhe 2 vakte tjera me ushqime me pak kalori. Ha me mendje që trupi mos të ket më dëshir për ushqim. Nëse e trajton trupin tuaj si duhet edhe ai nuk do të të kërkoj më shumë vëmendje nga ti.
3. Bëj ushtrime fizike
Ushtrimet janë thelbësore që të humbim peshë. Nuk mundesh që tërë ditën të rrish ulur, hash e pish dhe të humbësh peshë. Futu në palester (regjistrohu) në Kosove kushton 10-25 euro në muaj dhe ushtro. Të ndihmon të ndertosh muskuj dhe se metabolizmi juaj përmirosohet (ngritet). Shpejt do të vëreni se si dhjami ikën dhe në vend të tij zhvillohen muskujt.
4. Përdor pjata më të vogla me ngjyra të errët
Industria Hoteliere ka ndryshuar mënyrën se si e shikojmë ushqimin. Sot një hamburger mundet të ushqej një elefant. Epo, ndoshta! Kontrollo porcionin heren tjetër kur të dalësh për të ngrënë.

Categories
Dieta

Dieta Holliwood

grejpfrutDieta me Grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta Holliwood-it, gjendet mes nesh që nga 1950. Ka shumë versione të kësaj diete për humbje peshe në mënyrë të shpejt, krejt duke u bazuar në të besuarit se enzimat që gjenden në grejpfrut mund të na ndihmojnë të djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt. Një pohim tjetër është se dietbërësit mund të humbin deri në 4.5kg (10 pound) brenda 12 ditëve nga Dieta me Grejpfrut.

Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo pini një gotë me lëngë grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës. Dieta me Grejpfrut është planë me pak karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.

Një ditë tipike e Dietes me Grejpfrut mund të përfshijë grejpfrut së bashku me:

Vezë dhe proshutë për mëngjes
Mish lope dhe salad për drekë
Mish lope dhe salad për darkë.

Dietbërësit gjithashtu mund të pinë një gotë me lëngë domate apo qumësht të skremuar para se të flenë.

Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj diete (Dieta me Grejpfrut). Dhe dietbërësit inkurarjohen të pijnë shumë ujë, të mos hanë mes vakteve (mëngjes deri drek, drek deri në dark), të hanë deri sa të ngopen gjatë secilit vakt, të mos ushtrojnë gjersa në diet për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.

Categories
Dieta

Si ta largoni dhjamin nga trupi?

Aktiviteti i rregullt fizik përveç se ndihmon në ruajtjen e shëndetit, ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit dhe ndërtimin e një trupi muskulor dhe tërheqës, njofton “Zëri”. A e dini cilat janë këshillat për të hequr më shpejt shtresat e dhjamit të depozituara në trup?

– Ushtrimet: Kur ushtroni me intervale ju i jepni aktivitetit tuaj fizik shpërthime të menjëhershme në intensitet. Studimi, i publikuar në “Journal of Applied Physiology”, ka gjetur se pas një stërvitjeje në intervale sasia e yndyrave të djegura në një orë gjatë ushtrimeve të lehta është shtuar për 36 për qind. Këto shpërthime në ushtrimet me intensitet të lartë djegin më shumë yndyrë se sa ushtrimet e vazhdueshme me ritëm të lehtë. Për ta ndryshuar trupin, ju duhet ta shkundni atë. Ndarja e aktivitetit fizik në dy seanca stërvitore nga 20 minuta gjatë ditës mund të jetë më efektive se sa një orë në palestër, pasi metabolizmi juaj rimerr energji pas një ose dy orësh pas aktivitetit të parë. Andaj, koha është në favorin tuaj.

– Pakësoni stresin: Stresi mund të jetë një kontribuues i madh i belit të gjerë. Një studim i universitetit të Kalifornisë ka lidhur kortizolin, hormonin e stresit që nxit urinë dhe inkurajon grumbullimin e yndyrës rreth belit, me stresin emocional dhe rrethues. Mënyra më e mirë për të luftuar kortizolin është ta pakësoni stresin në jetën tuaj. Gjeni një aktivitet që ju kënaq dhe i cili ul nivelet e stresit tuaj. Disa aktivitete që janë dëshmuar se reduktojnë stresin janë joga, ose ecjet e gjata me miq të mirë.

– Provoni sporte të reja: Sfidoni trupin tuaj duke provuar sporte të reja ose orë stërvitore. Edhe nëse ju jeni një vrapues i dedikuar, një aktiviteti i ri sigurisht se do të ndihmojë forcimin e muskujve tuaj në një mënyrë të re dhe do të “shkundë” trupin tuaj për t’u aktivizuar më shumë.

– Flini mjaftueshëm: E mbani mend kortizolin? Edhe mungesa e gjumit shton nivelet e këtij hormoni. Kërkuesit nga Universiteti i Chicago-s thonë se mungesa e gjumit po ashtu shton nivelet e insulinës dhe e bën më të vështirë përpunimin e karbohidrateve gjatë ditës. Gjumi është koha juaj për të rimbushur bateritë të cilat mbajnë metabolizmin tuaj aktiv. Flini së paku gjashtë orë gjatë natës për t’u zgjuar të freskët dhe të gatshëm në mëngjes.