Categories
Eventet e Fundit

Mozilla Weekend Albania

mozilla-albania

Workshops, prezantime, teknologji open source dhe web i hapur në një fundjavë që nuk duhet humbur nga të gjithë apasionantët e teknologjive me burim të hapur dhe të produkteve Mozilla.

Pak më në shqip, Fundjava e Mozilla-s, do të organizohet në fundjavën e 28 Shkurt-1 Mars dhe vjen me edicionin e saj te dytë. Më shumë dhelpra, më shumë dinosaura dhe më shumë “zilla” në 2015!

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Mozilla Albania dhe Open Labs si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e dytë që organizohet një event me këto përmasa në Shqipëri. Ndërkohë që më përparë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të promovuar Mozilla-n dhe produkte të Mozilla-s, si përshembull : MozCafe, Webmacademy etj.

Aktiviteti do të zgjasë për dy ditë duke filluar që në orën 10:00 deri në 16:00 në të dyja ditët. E shtuna paradite do të fillojë me fjalimin e hapjes dhe prezantimin e komunitetit Mozilla në Shqipëri, të gjitha pozicionet e tij, e më pas do të fillojë maratona e prezantimit të produkteve të Mozilla-s si Firefox, Firefox OS, Webmaker, Developer Tools, e shumë të tjera.

Por nuk do të jetë thjesht një event ku të pranishmit thjesht do të dëgjojnë. Aktivitetet përfshijnë edhe trajnime të shkurtra (në formën e prezantimit) dhe shpallje të konkurseve të vogla

Prezantuesit nuk do të jenë vetëm shqiptarë por gjithashtu edhe të ftuar nga jashtë Shqipërisë, përfaqësues të Mozilla dhe kontribues potencial të komunitetit.

Do të prezantosh diçka rreth Mozilla në MozWeekend?
Je i ftuar të aplikosh duke klikuar këtu!
Afati i fundit: 10 25 shkurt.

Pjesëmarrës mund të jetë çdokush që është i interesuar; të gjithë janë të mirëpritur dhe çdokush do ta gjejë veten në më shumë se një prej seancave të Mozilla Weekend. Eventi do të organizohet në ‘Tulla Culture Centre’ dhe regjistrimi është falas me kusht regjistrimin në Eventbrite.

website zyrtar: http://mozilla-albania.org/2015/01/08/mozilla-weekend-tirana-2015/

Categories
Eventet e Fundit

Ekspozita “Foto historike të Tiranës” në Qendrën “Ten”

Data e fillimit: 04/02/2014
Data e mbarimit: 02/03/2014
Orari: 08:00-19:00
Vendndodhja: “Ten”
Bashkia e Tiranës ka hapur në Qendrën multi funksionale “Ten” ekspozitën fotografike me foto historike të Tiranës për periudhën 1912- 1944.

Bashkia e Tiranës ka hapur në Qendrën multi funksionale “Ten” ekspozitën fotografike me foto historike të Tiranës për periudhën 1912- 1944.

Nëpërmjet 30 fotografive tregohet periudha midis dy luftërave botërore, ditët e luftimeve për çlirimin e Tiranës si dhe periudha menjëherë pas saj. Është interesant që të gjithë qytetarët e Tiranës, të vizitojnë jo vetëm galerinë fotografike, por edhe të shohin një dokumentar për historikun e Tiranës i titulluar “Tirana, atje ku preken ëndrrat”, i cili po shfaqet për të gjithë vizitorët këto ditë. Si ekspozita ashtu dhe dokumentari iu shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe sidomos të rinjve për të njohur më
shume historikun e kryeqytetit.

Orari i saj është: Çdo ditë nga ora 8:00 deri në orën 19:00.Hyrja është e lirë/falas.Qendra “Ten” ndodhet në Rrugën “Myslym Shyri” tek ish kinema “Dajti”.

Categories
Eventet e Fundit

Komedia “Kur njihesh në internet”

Data e fillimit: 01/02/2014
Data e mbarimit: 17/02/2014
Orari: 19:00
Vendndodhja: Salla “Kadri Roshi” tek Teatrit Kombëtar
Premiera e komedisë angleze “Kur njihesh në internet” së fundmi vjen edhe në kryeqytet.

Premiera e komedisë angleze “Kur njihesh në internet” së fundmi vjen edhe në kryeqytet. Teatri Shëtitës do të shfaqë këtë komedi në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar, në datat 1, 2, 6, 7, 8, 9, 13, 14, 15, 16 shkurt ora 19:00. Komedia “Kur njhesh në internet” e mjeshtrit anglez të farsës Ray Cooney vjen me regji të Kiço Londos pas një turneu në disa qytete të Shqipërisë. Ajo interpretohet nga një kastë aktorësh kryesisht të rinj nga mosha por tepër të talentuar si: Roland Saro, Visjan Ukcenaj, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli, Ergys Cekrezi, Alesia Xhemalaj dhe aktori i njohur i ekranit Xhevahir Zeneli.

Shfaqja sjell kaosin që ndodh në jetën e një shoferi taksie, Xhon Smith, i cili është i martuar me dy gra njëkohësisht dhe zbulohet nga dy familjet e tij paralele. Kur fëmijët e tij adoleshentë (një vajzë nga një familje dhe një djalë nga familja tjetër) njihen në internet dhe bëhen gati të takohen me njëri-tjetrin, jeta e Xhonit kthehet në një makth të dyfishtë për të ruajtur sekretin e tij. Dy adoleshentët as që e kanë idenë për jetën e “guximshme”të babait të tyre.

Për më tepër telefononi: Tel.: +355 42 223 022.

Categories
Eventet e Fundit

Zhizel

Legjenda e lashtë gjermane e një historie me një fund tragjik, “Zhizel”, nën muzikën e Adolphe Adamë, rikthehet serish në TKOB.

E vendosur disa herë në skenën shqiptare, “Zhizel” rikthehet serish nga data 8-9 dhkurt ora 19:00 sipas koreografisë së Agron Aliaj, që e ngjiti atë në skenë për herë të parë në vitin 1988. Një prej baleteve më të famshëm në botë, pjesë e repertorit të shumë skenave botërore, ringjitet në skenës shqiptare pas dy vitesh mungese dhe ka për protagoniste dy primabalerinët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Enada Hoxhë dhe Gerd Vason. Për balerinën Hoxha, është gjithmonë kënaqësi të interpetojë në “Zhizel”.