Categories
Informacion

Hëna blu pas pak ditësh / Ja çfarë do të ndodhë

Pas qejfit të festave të fundvitit, muaji janar nuk është edhe aq i gëzuar për të gjithë. Ai është cilësuar nga shumë studiues si muaji më i zymtë e më i trishtuar i vitit.

Pikërisht në këtë muaj ndodh edhe fenomeni i të Hënës Blu, por kur është e Hëna Blu për vitin 2018? Dita është shpikur si ‘dita më e dëshpëruar e vitit’.

E Hëna Blu zakonisht bie të hënën e tretë të janarit çdo vit. Këtë vit ajo do të shënohet të hënën, më 15 janar. E hëna blu mund të bjerë edhe në të hënën e dytë ose të katërt.

/SYRI.net

Categories
Aktualitet Informacion

Nga Gështenja e Tropojës tek Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, markat shqiptare të regjistruara në 2017

Viti 2017 shënoi rritje të aplikimeve për regjistrim të markave shqiptare. Janë produkte që një pjesë e mirë eksportohen dhe kanë fituar emër në tregjet europiane dhe më gjerë. Gjatë gjjthë vitit të kaluar aplikuan për regjistrim të markës 1161 biznese.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Pronësisë Industriale, Elvin Lako, bëri të ditur në një aktivitet me rastin e përmbylljes së vitit 2017 se ka pasur rritje të interesit.

I është dhënë rëndësi e veçantë aktiviteteve për ndërgjegjësimin e biznesit dhe publikut në tërësi. Është arritur të zhvillohen fushata takimesh me biznesin, duke ofruar asistencë dhe konsulencë për vlerësimin e PI si një kapital që mbrohet vetëm nëpërmjet regjistrimit dhe për ngritjen strategjive që çdo biznes duhet të ketë për ta kthyer PI në burim fitim

Për sa më sipër stafi DPPI ka kryer mbi 100 takime, duke shkuar në ambientet e biznesit jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet promovues solli si rezultat rritjen e konsiderueshme të aplikimeve për regjistrim të markave duke arritur nje rekord të ri prej 1161 Markash”, tha Lako

Veriu rekord me produktet

Pjesa e Veriut të Shqipërisë ka pasur vëmendje të veçantë në regjistrimin e produkteve shqiptare që janë të njohura tashmë përtej kufijve.

Në 2017 vlen për t’u përmendur që kemi rritje të aplikimeve për tregues gjeografikë të produkteve shqiptare kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë si: Gështenja e Tropojës, Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës- Malësi e Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane” shprehet Lako

Regjistrimi i markave shihet si një nga komponentët kryesorë të rritjes së konkurrencës dhe zhvillimit të biznesit përmes rritjes së eksporteve. / Monitor.al

Categories
Histori Informacion

Pse romakët organizonin shfaqje me gladiatorë?

Shfaqja e parë me gladiatorë u zhvillua në Romë në vitin 264 P.E.S, gjatë një ceremonie funerale: lojërat me gladiator, ishin një nga shfaqjet më të shikuara të Romës së lashtë. Për rreth 7 shekuj burra, gra dhe madje edhe xhuxha morën pjesë në këtë cirk të përgjakshëm:në fakt, luftimet ndërmjet gladiatorëve kishin ndodhur që në kohën e etruskëve, dhe romakët nuk bënë gjë tjetër veçse e trashëguan atë traditë.

Në të vërtetë, ishte një zakon i njerëzve më të pasur të ofronin për të ftuarit e tyre dhe për popullin shfaqje të tilla, për të festuar raste të veçanta:gladiatorët qenë kryesisht të burgosurit e luftës, skllevërit dhe të dënuarit me vdekje. Aftësia e tyre për të tërhequr turma të mëdha, e shndërroi këtë shfaqje në një biznes të vërtetë shtetëror, një mënyrë ideale për të mbledhur fonde dhe burime ekonomike, të dobishme për të mbështetur një popullsi që rritej në mënyrë të vazhdueshme.

Pra shfaqjet filluan të bëhen një biznes i madh për organizatorët, dhe popullariteti shenjtëroi disa gladiatorë në divë të vërtetë:çdo performancë bëhej një ngjarje që s’mund të humbej, dhe që ofronte plot kënaqësi dhe argëtim. Por ky interes i romakëve të lashtë u ushqye edhe me përfitimet politike për perandorët, të cilët e dinin shumë mirë sesi kombinimi “panem et circenses (bukës dhe cirkut), mund të ndihmonte në mbajtjen e njerëzve të qetë, si dhe për të parandaluar çdo lloj rebelimi ndaj autoriteteve. /bota.al

Categories
Informacion

Ja pse keni dhembje të plagës së operimit kur prishet koha

Shenja që ngelet pas lindjes me operacion mund të shkaktojë probleme tek nëna edhe kohë më pas. Ajo është një shenjë që i kujton emocionet e një momenti të bukur, momentin që ka sjellë në jetë fëmijën e saj por nuk janë të pakta nënat që ankohen edhe për dhimbje kur temperaturat fillojnë të ulen.

Nuk bëhet fjalë për dhimbjet e momenteve të para pas lindjes pasi ato gjithsesi qetësohen me medikamente.

Përse shfaqen këto dhimbje tek plaga?

Edhe pse duket si e pamundur, ekspertët kanë provuar se kjo gjë është e vërtetë dhe ndodh pasi trupi ynë i përgjigjet uljes së temperaturave duke shkaktuar një pickim tek shenja e operacionit te lindjes dhe operacioneve të tjerë në përgjithësi. Kjo ndodh pasi lëkura në atë zonë ësht tepër delikate ndaj të ftohtit dhe rritjes së përqëndrimit të lagështirës.

Njësoj si edhe frakturat, plaga e operacionit konsiderohet si një lloj traume për organizmin, dhe kjo është një pasojë. Në lidhje me perceptimin e dhimbjes tek plaga në rast të përkeqësimit të motit është folur që në kohën e Hipokratit, dhe studiuesit ende janë duke punuar për të gjetur një shkak edhe më subjektiv në lidhje me këtë.

Gjithashtu mund të themi se ka disa persona që janë tepër të ndjeshëm ndaj ndryshimit të kohës dhe trupi i tyre përgjigjet duke krijuar dhimbje në zona të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe shenjën e operacionit.

Categories
Informacion

Informacioni që nuk i dini për Shërbimin Sekret Amerikan

Shërbimi sekret amerikan është një nga agjencitë më të fuqishme dhe të vjetra në botë, ndaj si i tillë duhet pasur edhe “frikë”.

Njëra nga agjencitë federale të Shërbimit Sekret është e ngarkuar për të hetuar krimet kundër infrastrukturës financiare të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë krimin kibernetik. Ajo ka rreth 6,500 të punësuar, duke përfshirë edhe agjenci të veçanta, oficerëve dhe personel ndihmës, me zyra në terren në çdo shtet dhe jashtë vendit.

Kur shihni Presidentin amerikan, ka shumë mundësi të shihni edhe Shërbimin Sekret amerikan në detyrën e tyre më publike: teksa qëndrojnë të gatshëm për të mbrojtur komandantin suprem. Por kjo prezencë e dukshme është vetëm një nga detyrat e agjencisë që mbron gjithashtu edhe Zv.Presidentin dhe familjen e tij, ish Presidentë, dhe udhëheqës shtetesh të tjera që vizitojnë vendin. Ja 5 gjëra që mund të mos i dini për Shërbimin Sekret.

Si e nisi rrugën Shërbimi Sekret

Në vitin 1865, Shërbimi Sekret u themelua si pjesë e Departamentit të Thesarit për të luftuar falsifikimin e gjerë të parave pas Luftës Civile. 1/3 e parave që qarkullonin në atë kohë ishte e falsifikuar, duke shkaktuar një taksë shkatërruese për ekonominë e vendit. “Me pak ironi, presidenti Linkoln nënshkroi ligjin e krijuar për Shërbimin Sekret pak para se ai të vritej”, tha Mickey Nelson, asistent drejtori i Shërbimit Sekret, tani në Komandën “Consulting Group”. Kjo e fundit, “nuk kishte të bënte me mbrojtjen e presidentit në atë kohë.” Lufta kundër falsifikimit të parave ende vazhdon të mbetet një nga betejat më të mëdha të Shërbimit Sekret.

Lufta kundër falsifikimit të parave vijon

Agjencia vazhdon të hetojë falsifikimin e valutës së SHBA-së si në vend ashtu edhe jashtë. Në nëntor të vitit 2016, agjencia ka konfiskuar 30 milionë $ para të falsifikuara, e njohur si shuma më e madhe e konfiskuar në historinë e saj në Peru.

Mbrojtja presidenciale me kohë të plotë filloi më 1901

Shërbimi Sekret jozyrtar ka startuar në fillim me kohë të pjesshme, me mbrojtjen e Presidentit Grover Cleveland në vitet e fundit të shekullit të 19-të. Pas vrasjes së presidentit Ëilliam McKinley në 1901, ku u shënua si vrasja e tretë presidencial në 36 vjet. Kongresi në atë kohë kërkoi që Shërbimi Sekret të mbronte me kohë të plotë presidentët. Si fillim presidentët mbroheshin vetëm nga dy truproja.

Shumica e punës për mbrojtje bëhet më parë

Agjentët e Shërbimit Sekret, në gatishmëri pas një atentati ndaj Presidentit Regan në Uashington në mars 1981

Një ose dy javë para se presidentët të udhëtonin jashtë Uashingtonit, ekipet shikonin situatën paraprakisht. Shërbimi Sekret bënte çdo lloj hetimi në rrugë primare dhe sekondare deri në momentin e mbërritjes dhe siguronin gjithçka në lidhje me vendin që ata do të vizitonin. “Planifikimi i masave përpara është parimi kryesor i Shërbimit Sekret, ndaj dhe ato janë aq të efektshme”, tha Nelson. Njerëzit gjithmonë shohin agjentët përreth presidentit, por “ajo që ata nuk e shohin janë shumë ditë dhe orë punë e madhe e cila është realizuar përpara se presidenti të mbërrijë,” tha ai. Për shembull, planifikimi me kohë të plotë për inagurimin e presidentit në 2017, filloi 18 muaj më parë.

Kush është sekreti i madh?

Origjina e emrit të agjencisë nuk ka të bëjë me intrigat e sotme, por me qëllimin e saj fillestar për të luftuar falsifikimin e parave. “Ishte një bandë operative e fshehtë në atë kohë”, shpjegoi Nelson.