Categories
Dieta Informacion

Frutat që ndihmojnë për përmirësimin e shëndetit

Studime të fundit tregojnë se një nga tipet e boronicës përmirëson aftësitë motore të organizmit dhe funksionet mendore. Ky frut përmirëson elasticitetin a arterieve dhe nuk lejon krijimin e pllakave arteriale; është treguar të jetë efektive në përmirësimin e shikimit natën dhe, në përgjithësi, në përmirësimin e shëndetit të syve.

Ndërsa për shegën, frutin me përmbajtjen më të lartë të anti-oksidantëve, studimet tregojnë se ka tre herë më tepër fuqi anti-oksiduese në raport me çajin e gjelbër dhe verën e kuqe.

Qershia

Përmirëson aktivitetin e organizmit në përgjithësi; cilësi të shumta anti-inflamatore. Përmirëson gjumin e natës në sajë të përbërësit të quajtur melatonin, i cili ndihmon në rregullimin e cikleve të gjumit.

Mjedra

Bburim i pasur i vitaminës C dhe manganit; mbështet funksionet e sistemit imunitar dhe mbron indet e organizmit. Është i njohur si frut me indeks glicemik të ulët, çka bën që konsumi i mjedrës të ketë impakt shumë të vogël mbi nivelin e glukozës në gjak.

Manaferra

Përmban sasi të larta të fitoestrogjeneve, çka ndihmon në lehtësimin e simptomave të sindromit paramenstrual dhe menopauzës. Ngjyra e errët i dedikohet përmbajtjes së pigmenteve antocianine (anthocyanin) që kanë efekt në nxitjen e një përgjigje inflamatore të shëndetshme.

Categories
Informacion Shëndet

Një herë e mirë, përgjigja për: A lejohet seksi në shtatzani?

Ndoshta seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë. Por kjo varet nga hormone, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie dhe je shtatzënë, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi.

Por a është e rrezikshme të shkundesh kur je shtatzënë?

Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash kur je shtatzënë! Penetrimi është përfundimisht diçka e sigurtë, në një shtatzëni normale. Theksojmë: normale. Nëse shtatzënia ka komplikacione, seksi nuk është zgjedhja më e mirë.

“Është shumë e pagjasa që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort”, shpjegon për “Buzzfeed” Pr. Dr. Mary Jane Minkin, “Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë.”

Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm seksin gjatë shtatzënisë.

“Seksi është në rregull edhe nëse je shtatzënë me binjakë dhe trinjakë”, shprehet Dr. Christine Proudfit.

Nëse ndjeni simptoma si dhembja, shkarkime të pazakonta vaginale, gjakosje, apo dhembje pas seksit, duhet të vizitoheni patjetër.
Dhe si përfundim, bebja nuk i ndjen “gudulisjet” gjatë seksit. Penisi godet cerviksin, i cili shërben si një barrier për çfarëdo mund të përpiqet të hyjë brenda. Përveç cerviksit, lëngu amniotik e rrethon beben si një mburojë prej uji, që gjithashtu e mbron beben. /ekspres

Categories
Informacion

10 arsye pse liderët dështojnë

Nuk ka asgjë të keqe nëse ju dështoni për aq kohë sa ju mësoni nga gabimet tuaja.

Më poshtë janë 10 lloje gabimesh të të tjerëve, nga të cilat ju mund të mësoni.

Në jetën time kam pasur fatin të punoj me mijëra drejtues që prej themelimit të një kompanie këshilluese dhe trajnuese që nga viti 1999.

Më poshtë janë dhjetë arsye pse drejtuesit dështojnë…

1.Keni të gjitha përgjigjet (në vend që të bëni të gjithë pyetjet)

2.Ju nuk krijoni marrëdhënie me personin pas bashkëpunëtorit (i shihni punonjësit si një mjet për të arritur në fund).

3.Procesi i vendimmarrjes është i ngadaltë (nënvlerësoni intuitën)

4.Vizioni dhe pritshmëritë të turbullta (pritshmëritë e paqarta çojnë në rezultate konfuze)

5.Mungesë e integritetit personal (pa integritet askush nuk do t’ju ndjekë, dhe nëse nuk ju ndjek askush, do të thotë që nuk jeni duke drejtuar)

6.Reshtni së mësuari dhe ndryshuari (ndenja se ia keni dalë mbanë dhe ajo e vetëkënaqësisë).

7.Mënyrë e palogjikshme në punësimin e punonjësve

8.Mingarkesë organizative (Marrja e më shumë nismave se sa punonjësit mund të përballojnë, shkakton çorientim)

9.Egoja personale nuk i merr për bazë nevojat e ekipit të punës (vënia e vetes në shërbim të punonjësve).

10.Flasin më shumë se sa dëgjojnë (e gjithë kjo rezulton në një lidership të verbër.

Mësoni nga të tjerët që kanë luftuar shumë kohë më parë se ju dhe përmirësoni aftësitë truaja drejtuese.

*Lee Colan
Burimi: INC

Categories
Informacion

Simptoma e kollës tek fëmijët, përcakton sëmundje të tjera

Kolla është vetëm simptomë, jo sëmundje, dhe shpeshherë rëndësia e kollës mund të përcaktohet kur zhvillohen simptomat tjera.

Fëmijët mund të kolliten, sëmundje ose shkaktarë që zakonisht nuk i prekin të rriturit, siç janë: Infeksione të sistemit respirator. Bllokim i rrugëve ajrore nga ndonjë objekt i vogël i inhaluar, si ushqimi, pjesë e lojërave, ose ndonjë gjë tjetër.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit të prindërve ose të tjerëve në prani të të cilëve tymosin. Problemet emocionale ose psikologjike. Kolla “psikogjenike” e thatë, joproduktive, paraqitet më shpesh tek fëmijët se sa tek të rriturit.

Shumë kollitje shkaktohen nga sëmundje virale. Antibiotikët nuk përdoren për shërimin e sëmundjeve virale dhe sigurisht nuk ndikojnë në infeksionin viral. Përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve rrit rrezikun e reaksioneve alergjike, ose efekteve anësore të antibiotikëve, si nauzea, vjellja, diarreja, infeksione tjera. Antibiotikët mund të shkatërrojnë bakteret e dobishme dhe të lejojnë zhvillimin e baktereve të rrezikshme rezistente në barna.

Categories
Histori Informacion Kuriozitete

A ju kujtohen tollonat e ushqimeve?

“Kjo është triska e kategorisë “F”, për ata që punonin në fshat, por jo për fshatarët e kooperativave, të cilët nuk e gëzonin të drejtën e tollonit. Siç edhe mund të shihet, sheqeri, sapuni, vajguri dhe madje edhe kripa ishin tejet të racionuara,” – tregon studiuesi Kastriot Dervishi, duke nxjerrë një kopje të ruajtur në arkivë. – Nga mungesa e sapunit, shqiptarët kishin edhe probleme higjiene.

Një familje fshatari merrte në atë kohë 2 kg mish në vit, një rekord historik ky që nuk ka pushtues që ia ka vendosur shqiptarit.

Kur regjimi hyri në fazën e fundit të lajthitjes së tij që e çoi në shkërmoqje ishin të racionuara dhe me tollon: mishi, sallami, djathi, veza, orizi, fasulja, kafeja, veza, etj. Për qumështin e kosin nuk paraqitej tollon, pasi tregu nuk furnizohej rregullisht.

Tolloni jepej për një muaj. Zakonisht në rastin më të mirë, një familje me 4 persona merrte 2 kg mish, 30 kokrra vezë dhe 2 kg djathë.
“Njeriu i ri” i socializmit u shpërfytyrua aq shumë saqë në vitin 1985 nga nevoja për mish, p.sh. në Elbasan janë ngrënë edhe qen e mace. As në kushte lufte e urie shqiptari nuk ka ngrënë qen e mace.