Categories
Informacion

Mbërrin helikopteri i ri i FA, “Cougar, AS 532 AL”

“Cougar”, është helikopteri dytë i një seti prej pesë të tillë, i përshtatshëm për shërbimet “MEDEVAC”, transport të sëmurësh dhe të plagosurish. Në zbatim të kontratës Nr. 6858/10 datë 17. 12. 2009, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Kompanisë Franceze “Eurocopter” seti përmban: 1 helikopter për shërbimin VIP, 1 helikopter për shërbimin SAR, 1 helikopter për transport mjekësor “MEDEVAC”, si dhe 2 helikopterë të tjerë për transport trupash. Helikopterët “Cougar” janë nga më modernët dhe operojnë në të gjitha kushtet meteorologjike, ditën dhe natën, në misione të vështira, operacione luftarake, si dhe në mbështetje të Forcave Tokësore apo Detare.

“Cougar, AS 532 AL” është i pajisur me një sërë pajisjesh të veçanta të cilët bëjnë të mundur që ky helikopter të përdoret më së miri për transportim të plagosurish.
Fakti që është i pajisur me 2 motorë, e kombinuar kjo me fuqinë e madhe rezervë të tij, e bën atë një helikopter të përshtatshëm për misione të veçanta dhe paraqet siguri operacionale në lartësi dhe temperatura të ndryshme. Veçoria e këtij mjeti është se rezulton në një performancë optimale edhe në kushtet e fluturimit me një motor.

Ekuipazhi minimal: VFR: 1 pilot; IFR: 2 pilotë.
Evakuimi i të plagosurve: 6 barela dhe 11 ndenjëse për pacientët ose stafin mjekësor.
Helikopteri “Cougar”, “MEDEVAC” i Forcës Ajrore Shqiptare me numër anësor FA632, është helikopter i tipit shumërolësh. Në variantin e prokuruar nga Ministria e Mbrojtjes, “MEDEVAC” do të përdoret kryesisht për transport të plagosurish, 6 pacientë të sistemuar në barela, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport trupash (deri në 24 trupa pa pajime), transport ngarkesash (CARGO) deri në 3000kg, (ngarkesë të brendshme), etj.

 

Categories
Informacion Kuriozitete

Çfarë ushqimi duhet të konsumojnë Dashi dhe Demi

Makrobiotika, vegjetariania, ushqimi i kontrolluar, dietat rigoroze…janë disa nga përpjekjet e njeriut modern që jetën e tij ta kalojë me sa më pak probleme shëndetësore. Këtë gjithsesi duhet përkrahur.

Megjithatë, a i përshtatet çdonjërit prej nesh mënyra makrobiotike e të ushqyerit? Ose mënyra vegjetariane? Ose ndonjë e tretë?

Kanë filluar përpjekjet që të kemi harmoni ndërmjet ushqimit dhe shenjës së horoskopit, sepse do ta shihni që, për shembull, Peshorja, e cila në sasi të mëdha i konsumon ëmbëlsirat (të cilat si fëmijë i Venerës i adhuron), mund ta shkatërrojë seriozisht shëndetin e saj.

Pra, të nisim me rendin e horoskopit:

Dashi

Udhëheqës, luftëtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e tij të fortë mund ta zbusë me ushqim të lehtë, kryesisht me perime, me pak mish, pa pije të forta alkoolike dhe pa duhan. Perimet e gjelbra dhe të kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjël, panxharin e kuq duhet t’i kemi në racionet tona të përditshme, sepse përmbajnë hekur, i cili i nevojitet aq shumë Dashit që ka predispozita potenciale për anemi. Për të njëjtin shkak duhet ngrënë sa më shumë pemë të kuqe: qershi, vishnjë, kumbulla të kuqe, rrush serezi. Për shtendosje më së miri është të hahen rrushi, kumbullat dhe pemët me ngjyrë të kaltër përgjithësisht.

Demi

Me temperament melankolik, por me shëndet të mirë, demi i do sportet, por edhe jetën e qetë e komode. Demi ka apetit të mirë, e do ushqimin, nganjëherë është grykës, e do alkoolin, në mënyrë të veçantë pijet luksoze. Demat e duan kuzhinën dhe është interesante e dhëna, kundruar nga aspekti historik, sipas së cilës helmueset më të njohura kanë qenë të lindura pikërisht në këtë shenjë. Duke e lënë anash shakanë, lirisht uluni pranë tavolinës, të cilën me shkathtësi të madhe e ka përgatitur demi. Meqenëse është i prirë të trashet, sidomos në vitet e pjekurisë, i rekomandohet që ta kufizojë apetitin. Demave u përgjigjen jashtëzakonisht pemët e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi…

Categories
Informacion

Aktiviteti sizmik, Ormeni: Të krijohet harta e re

Mungon studimi, ndërtimet me hartën e viteve ‘80

Në vendin tonë duhet të krijohet një hartë e re e aktivitetit sizmik, kjo pasi mbi bazë të saj ndërtuesit mund të ngrenë objekte. Aktualisht, Shqipëria disponon një hartë e përpiluar që në vitet ‘80, mbi bazën e së cilës të gjithë ata që duan të ndërtojnë orientohen edhe për zonat me aktivitet të lartë sizmik.

Kështu në një prononcim për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Sizmologjisë pranë Institutit të Gjeoshkencave në Tiranë, Rrapo Ormeni thotë se ky është një boshllëk që është trashëguar ndër vite, po studimet nuk kanë munguar për aktivitetet sizmike, të cilat sipas tij janë zbatuar nga ndërtuesit. Megjithatë ka ardhur koha të ketë harta të reja, të cilat kanë edhe një kosto.

Që prej vitit 1980 deri tani kuptohet që është një boshllëk, në këtë drejtim. Por kjo është më tepër nga ana ligjore, se sa nga ana teknike, sepse në këtë drejtim janë bërë studime të herë pas hershme. Ndërtuesit kuptohet që respektojnë zonat sizmike, për arsye se harta është, ndërtuesi gjithashtu për ndërtime mbi 8-katëshe bëjnë studime të shesheve të ndërtimit dhe i marrin parasysh edhe këto”,- thotë Rrapo Ormeni, shef i departamentit të Sizmologjisë.

Ekspertët thonë se aktualisht po punohet për të përshtatur eurokodet edhe me vendet e tjera të Ballkanit, mbi bazën e të cilit më pas krijohen edhe hartat. “Nxjerrja e eurokodit për vendin tonë, pastaj harta është pjesë integrale, pra janë hapa të njëpasnjëshme që të arrihet deri në gjenerimin e kësaj harte”,- thotë ai.

Futja në përdorim e eurokodeve sipas ekspertëve do të bëjë të mundur përmirësimin e ndjeshëm në fushën e projektimit e strukturave rezistente ndaj tërmeteve, rregullat e projektimit për ndërtesat me struktura prej çeliku, muri, druri, si dhe projekte mbrojtjen nga zjarri.

Categories
Informacion Këshilla

Rëra e plazhit për reumatizmën dhe muskujt

relax

Ka një kurë, madje të hershme për këdo që vuan nga të gjitha sëmundjet reumatizmale dhe muskulore. Është kura e rërës e lashtë sa edhe vetë bota. Një kurë e tillë mund të bëhet edhe vetëm aq më tepër që tek ne ka mjaft plazhe me rërë.

Rëra është e hollë dhe arrin të mbajë ngrohtësinë diellore në mënyrë perfekte, pa provokuar djegie. Për më tepër, është shumë e pasur me kripëra si magnezi, jodi, kalciumi që depërtojnë në shtresat e lëkurës me të mira të pallogaritshme për kockën dhe jo vetëm për atë.

Ndenja nën rërë bën shumë mirë për format reumatizmale si artritet dhe spondiliartroza, por edhe për inlfamacionet e tendinave dhe të muskujve, ostereoporozën dhe frakturat.

Por kujdes: banjat e rërës janë të ndaluar për ata që vuajnë nga zemra dhe duhet në bëhen në 5 rregullat e mëposhtme:

Hapni një gropë

Në mëngjes hapet një gropë, që duhet të jetë e thellë rreth 20 cm dhe e madhe sa të mbajë një trup të shtrirë. Pastaj lihet që dielli të ngrohë rërën në të.

Përgatisni trupin

Përpara se sa të bësh terapinë e rërës, është e këshillueshme të lageni, duke u futur në det për të bërë që të hyjnë në trup kripërat minerale. Pastaj thahuni në diell, në mënyrë që lëkura të nxehtë duke arritur pak a shumë temperaturën që tashmë ka marrë rëra. Në fund pihet një çaj ose një kafe e holluar me ujë, në mënyrë që të hidratoheni dhe të evitoni ulje të tensionit nga i nxehti.

Kontrollo temperaturën

Kur temperatura e rërës është mes 48-60 gradëve, ose në periudhën mes orës 11.00-16.00 shtrihuni dhe mbulohuni me një shtresë rreth 5 cm. Natyrisht që koka duhet të mbetet jashtë dhe duhet të jetë në hijen e një tende të vogël ose të një kapele me strehë të gjerë.

Koha e qëndrimit

Herën e parë nuk duhet të kalohen 10 minuta në gropën e rërës. Pastaj, hap pas hapi, mund të rritet koha e qëndrimit derisa të shkojnë 20 minuta, maksimumi.

Pasi trupi të jetë ftohur tërësisht mund të zhyteni në ujë.