Categories
Këshilla

Ngrënia e thonjve: Tetë hapa për të ndaluar vesin

Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz

Një pjesë e madhe e njerëzve, fëmijë e të rritur, e kanë ves të bëjnë diçka ndërkohë që rrinë, bëjnë muhabet apo shohin televizor. Ngrënia e thonjve është një nga këto gjëra që nuk duhet bërë. Dhe është e mundur të shmanget…

Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz. Disa studiues kanë zbuluar se, një në katër fëmijë kafshon thonjtë vazhdimisht, të tjerë thonë se arrin deri në 45 për qind numri i adoleshentëve që e bëjnë këtë veprim. Çuditërisht, përhapja ndër të rriturit është rreth 50 për qind.

Ngrënia e thonjve është, sigurisht, diçka që ka ardhur në vëmendjen e psikologëve, ndaj ata këshillojnë tetë hapa sesi të ndaloni së ngrëni thonjtë.

1- Duket e thjeshtë, por duhet guxim

Për çdo ndryshim që ndërmarrim, janë disa elemente, që duhet të ekzistojnë për të arritur rezultatin e duhur. Një nga këto elemente është ta dëshironi vërtet ndryshimin. Zakoni i keq i ngrënies së thonjve mund të duket një sjellje e thjeshtë, por përvoja ka treguar se është shumë e vështirë të heqësh dorë prej tij. Kjo mund të vijë si pasojë e nënvlerësimit që ne i japim situatës. Është një problem i madh të përpiqesh të ndryshosh zakonin e ngrënies së thonjve tek dikush tjetër.

Një mënyrë për ta marrë në konsideratë problemin është të mendosh pozitivisht sesa efekte të mira do të kishte ndryshimi i këtij zakoni, për shembull sesa tërheqëse do të dukeshit me thonj të gjatë e të bukur dhe sesa të përmbushur do të ndiheshit për arritjen. Gjithashtu, mendoni për efektet negative të ngrënies së thonjve, përpiquni t’i jepni një dramatizim situatës, që ta vlerësoni vërtet si një problem madhor.

2- Mos u ndjeni në siklet

Nuk ka rëndësi nëse jeni ju apo fëmija juaj personi, që po përpiqet të ndryshojë, t’i ushtroni vetes presion në këtë moment nuk është gjë e mirë. Ndëshkimi që mund t’i jepni fëmijës për këtë zakon të keq, është një mendim jo i mirë. Ata e dinë se nëpërmjet këtij veprimi do të tërheqin vëmendjen tuaj, ndaj do ta përdorin kundër jush. E njëjta gjë vlen edhe nëse po përpiqeni të ndaloni zakonin tuaj. Të përpiqeni t’i thoni vetes që të ndalojë së bëri veprimin, është njëlloj sikur t’i thoni fëmijës suaj. Ndërgjegjja juaj do të reagojë si një fëmijë duke bërë të kundërtën.

3- Zëvendësoni këtë zakon të keq me diçka tjetër

Çelësi për ndryshimin e zakoneve është fillimi i një zakoni të ri si kundërpërgjigje për të vjetrin. Llojet më të mira janë ato që janë të papajtueshme me të vjetrin. Mund të provoni:

– Të përtypni një çamçakëz.

– Të fusni duart në xhepa.

– Të lëvizni gishtërinjtë pa ndonjë qëllim të caktuar.

– Të luani me një top llastiku.

– Të shtrëngoni duart me njëra-tjetrën.

– Të hani ose të copëtoni një karotë.

4- Përdorni memorien pamore

Nëse gjatësia e thonjve tuaj është e vogël, ka më pak mundësi për t’i ngrënë. Shumë njerëz rekomandojnë të përdorni një manikyr, sepse paratë që keni shpenzuar për të, së bashku me pamjen e bukur të thonjve tuaj, do t’ju ndalojnë nga ngrënia e tyre.

Mundeni, gjithashtu, të përdorni ngjyra të ndryshme manikyri, për të kujtuar se nuk duhet të kryeni zakonin tuaj të keq të ngrënies së thonjve. Një tjetër mënyrë është të vishni diçka rreth kyçit të dorës, për t’ju kujtuar qëllimin tuaj.

Duke pasur parasysh që zakonet jetojnë në ndërgjegjen tonë dhe se ngrënia e thonjve është një zakon i pavetëdijshëm, të përdorni kujtesën vizuale është diçka e dobishme. Studimet kanë treguar se një byzylyk që është vështirë për t’u hequr, sjell përfundime të mira.

5- Jepini rëndësi situatës

Zakonet janë të lidhura me ngjarjet e ditës. Fatkeqësisht është e vështirë të vësh re zakonet, apo siç quhen ndryshe reflekset, sepse ato janë shumë të lidhura me nënvetëdijen. Megjithatë mund t’i hasni gjatë ditës, kur zakoni shfaqet për shembull teksa jeni duke parë televizor. Nëse nuk e vini re, kërkojini personave pranë jush t’jua vënë në dukje gjatë kohës kur po e kryeni. Të lyeni gishtërinjtë me lëngje që kanë shije të pakëndshme, mund t’ju ndihmojë, pasi gjuha juaj do të refuzojë veprimin që po kryeni. Metoda e lyerjes së thonjve me shije të papëlqyeshme nuk funksionon gjithmonë, pasi zakoni ndodh të jetë më i fortë dhe ta tolerojë shijen.

6- Vëzhgoni mendimet që lidhen me ndjenjat

Ashtu sikurse situatat, mendimet dhe ndjenjat tona ndikojnë në sjelljen e gjithkujt. Nëse arrini të vini re llojin e mendimeve që keni teksa kafshoni thonjtë, mund t’ju ndihmojë shumë. Disa njerëz tregohen të kujdesshëm për të rritur ndërgjegjen personale. Kur ju vini re se cilat mendime jua shkaktojnë ngrënien e thonjve, përpiquni që ndjenjat si ankthi, stresi e të tjera, t’i kaloni me të tjera veprime.

7- Përsëritni kundërpërgjigjen

Përsëritja e veprimit që keni zgjedhur të bëni, si kundërveprim ndaj zakonit tuaj të keq, ndihmon shumë për zëvendësimin e tij. Përpiquni t’i pranoni situatat e vështira gjatë ditës, në mënyrë që të mos reagoni ndaj tyre me veprime që mund t’ju dëmtojnë.

8- Vazhdoni të përmirësoheni

Mbani lart moralin dhe dëshirën për të përdorur zakonin e ri. Një mënyrë e mirë për të festuar progresin tuaj është të fotografoni çdo ditë thonjtë tuaj të pangrënë. Duke parë shkallën e zhvillimit, do të motivoheni të vazhdoni me përmirësimin.

Duhet të keni parasysh se zakonet e vjetra nuk vdesin. Ato janë gjithmonë në ndërgjegjen tonë, duke pritur që të aktivizohen nga momenti në moment. Jini tolerant ndaj vetes nëse gaboni në çaste të caktuara, duke menduar se betejat ndaj zakoneve të këqija, fitohen duke mbajtur zgjuar ndërgjegjen.

Shumë njerëz pyesin nëse ngrënia e thonjve është simptomë e një problemi më të thellë. Kjo mund të jetë e vërtetë, por mënyra më e mirë për të përballuar këtë zakon të thjeshtë, duket se është fillimi me hapat e mësipërm. Asgjë nuk është e pamundur aty ku ekziston dëshira dhe përpjekja. Besojini vetes.

Është e vështirë të vësh re zakonet, apo siç quhen ndryshe reflekset, sepse ato janë shumë të lidhura me nënvetëdijen. Megjithatë mund t’i hasni gjatë ditës, kur zakoni shfaqet për shembull teksa jeni duke parë televizor. Nëse nuk e vini re, kërkojini personave pranë jush t’jua vënë në dukje.

Categories
Ekonomi Këshilla

Këshilla financiare / Mos kurseni, harxhoni ose investoni

Autori më i shitur New York Times dhe sipërmarrësi Grant Cardone i cili ka në zotërim 4 kompani dhe që gjithçka e ka nisur nga zero jep mendimin e tij bazuar nga përvoja personale.

Sipas tij, në fakt, paratë cash janë mbeturina – inflacioni i ha ato. $ 1,000 në vitin 1960 kishte fuqinë blerëse prej më shumë se $ 8,000 sot.

Kjo është arsyeja pse kursimi i parave është i padobishëm. “Personalisht, unë nuk kursej para. Unë vetëm e ruaj atë për një periudhë të shkurtër kohe derisa mund ta investoj atë.

Ruajtja e parave të gatshme është e pavlefshme, sepse paraja, si çdo letër, është e mirë vetëm kur përdoret. Nëse i lë paratë shumë kohë, ato zhduken.” – thotë Cardone.

Shefi famëkeq i kartelit, Pablo Escobar ishte një nga lordët më të pasur të drogës në histori, duke sjellë 420 milionë dollarë në javë në të ardhura.

Ai shpenzonte 2.500 dollarë në muaj vetëm për llastiqe gome për të mbajtur grumbullimin e faturave së bashku, dhe gati 10 për qind të parave të tij ishin të humbura sepse minjtë do ti hanin ato ose do të dëmtoheshin nga lagështira.

Ruajtja e parave në një bankë nuk është më mirë se kjo. Duhen 833 vjet për të dyfishuar paratë tuaja me normat e sotme të bankës.

Ju nuk mund të merrni as 1 për qind në një llogari kursimi. Inflacioni ha shumë më tepër se kaq! Konkretisht, duke i kursyer paratë, jeni duke i humbur ato.Kjo është arsyeja pse duhet të ruani përkohësisht paratë tuaja dhe pastaj të investoni.

“Paraja, si çdo letër, është e mirë vetëm kur përdoret”. Pata e artë është e mirë vetëm për aq kohë sa bën vezë. Paratë duhet të shumohen, përndryshe, mund ti shpenzoni sa më shpejt që të jetë e mundur.

E njëjta gjë vlen edhe për paratë. Paraja Cash nuk është mbret, përkundrazi, fluksi i parasë është mbret.

Ja se çfarë të bëni me paratë tuaja:

-Investoni në veten tuaj për të rritur të ardhurat tuaja

-Investoni në biznesin tuaj për të rritur të ardhurat tuaja

-Investoni në aktive reale që prodhojnë rrjedhën e parasë

-Sigurohuni që të merrni paratë tuaja dhe të blini me to gjëra që do t’ju bëjnë të keni më shumë para!

Investoni kursimet tuaja. Paraja e gatshme është e vdekur. Qarkullimi i parave është mbreti.

Categories
Këshilla

10 librat më të bukur të të gjitha kohërave, sipas revistës “Time”

Leximi i librave është shumë i domosdoshëm për çdo njeri. Por sot ka libra të mirë dhe libra jo të mirë të cilët nga leximi i tyre nuk merr asnjë përfitim.

Revista ‘Time’ ka nxjerrë 10 librat më të mirë që duhet të lexohen me patjetër nga çdokush.

Lista vijon:

1. “Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873 – 1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat”. Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

2. “Zonja Bovari”, është novela e parë e Gustav Floberit, të cilën ai e botoi në vitin 1857 dhe që konsiderohet prej shumë kritikëve si kryevepra e tij. Prej shumë novelave të shekullit të 19-të, që flasin për shkeljen e kurorës, vetëm zonja Bovari është një personazh shumë i urryer prej vetë autorit të saj. Floberit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Në letrat që shkruante për të dashurën e tij, ai ankohej pafund për lodhjen që po i shkaktonin personazhet e novelës dhe se nuk arrinte të gjente paqen e duhur me atë që shkruante. Kur e përfundoi novelën, njihet shprehja e famshme e tij: “Zonja Bovari është e imja”. Shkruar me një stil të mrekullueshëm dhe me personazhe thellësisht të prekshëm, kjo novelë e Floberit dëshmon sesi dëshira për t’u ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë.

3. “Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze “Time”. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: “Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu”. Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

4. “I madhi Getsbi”, është romani stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të “ëndrrës amerikane”, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.

5. “Lolita”, një roman nga Vladimir Nabokov. “Lolita, drita e jetës sime, zjarri i trupit tim, mëkati dhe shpirti im”, kështu fillon kjo kryevepër e shquar ruse. Në të flitet për Humbert Humbertin, një burrë i moshës së mesme, i cili bie çmendurisht në dashuri me një vajzë vetëm 12-vjeçare, Dolores Haze. Burri martohet me të ëmën e vajzës dhe kur ajo vdes, ai bëhet babai i Lolitës. Ndërsa Humbert tregon për udhëtimin e tyre me makinë, Nabokov përshkruan dashurinë, fuqinë dhe fiksimin në gjuhë tallëse, guximtare dhe shokuese. Personazhi i Lolitës është kthyer që prej publikimit të romanit në simbolin e vajzave të vogla, që bien në dashuri me burra të moshës së mesme.

6. “Middlemarch”, nga Xhorxh Eliot. Dorothea Brooke është një vajzë e re idealiste, të cilën dëshira për të përmirësuar botën e çon drejt një martese me pedantin e inatosur Kasaubon. Ky gabim e udhëheq atë drejt rrethanave të dhimbshme në kërkim të lumturisë. Novela tregon për kufizimet që shoqëria u bën grave dhe për jetën e mjerueshme të fshatit. Rrëfimi vjen si një kronikë e qytezës së Middlemarch në Angli dhe portretit të një gruaje. Eliot shquhet për analizimin e momenteve të krizës dhe bën që lexuesit të ndiejnë thellë gjendjen e ankthit dhe ndjesinë e zgjidhjes së problemit të personazhit. Simpatia e Dorothea Brooks për personat e papëlqyeshëm e drejton moralin e saj më shumë nga bamirësia sesa nga përbuzja dhe armiqësia.

7. “Aventurat e Hakëlberri Fin”, i shkruar nga Mark Tuein, është romani i një fëmijërie të lumtur për të gjithë ata që e kanë lexuar në vegjëli. Heminguej shprehet: “Çdo roman modern amerikan vjen prej “Hakëlberri Fin”. Për disa ky është romani i aventurave të dy çapkënëve, njëri i abuzuar nga prindërit dhe tjetri një skllav i arratisur, të cilët përpiqen t’u shpëtojnë ligjeve të shoqërisë duke udhëtuar drejt Misisipit. Për të tjerë ky është romani i ashpër satirik, të cilin Tuein e ka shkruar për të treguar ligësinë e diskriminimit racial, fanatizmin fetar, hipokrizinë, lakminë dhe shpërfilljen e shoqërisë ndaj nevojave kolektive. Thjeshtësia e personazheve bën kontrast me jetën e kollarisur dhe kapitaliste, që shoqëria e kohës përpiqej të bënte.

8. “Hamleti”, është drama më e famshme e kohërave e shkruar prej dramaturgut të papërsëritshëm Uilliam Shekspir. Hamleti tregon historinë e një princi të ngarkuar me peshën e rëndë të hakmarrjes për vrasjen e të atit nga duart e xhaxhait të tij, i cili më pas u martua me të ëmën e Hamletit dhe u bë mbret i Danimarkës, duke rrëmbyer kështu fronin e personazhit kryesor. I detyruar nga rrethanat e vrasjes dhe i shtyrë prej fantazmës së të atit, Hamletin e shohim të përfshirë në probleme të rënda të ekzistencës, të cilat Shekspiri i ka pasqyruar aq bukur në shprehjen e famshme: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja!”

9. “Novelat e Çehovit”, u shkruan përgjatë viteve 1860 – 1904. Djali i një robi rus të liruar, Anton Çehov, u bë një doktor, i cili shpesh i kuronte pacientët pa pagesë dhe që më pas do të njihej si shpikësi i novelës ruse. Deri më tani letërsia ruse ishte njohur me mënyra të ndryshme të shkrimit, përgjithësisht të zbukuruara dhe të tepruara. Çehov, nëpërmjet novelave të tij, reflektoi ndodhitë dhe krizat e jetës së rëndomtë. E gjitha kjo nëpërmjet stilit të tij origjinal, imagjinatës së përzier me mëshirën dhe nëpërmjet përshkrimit të paarritshëm. Ai mbetet një mësues i madh dhe një njeri i mençur, vëren Alan Gurganus për “Novelat e Çehovit”, të cilat akoma dhe sot frymëzojnë dhe turbullojnë mendjet njerëzore.

10. “Në kërkim të kohës së humbur”, është një roman me shtatë vëllime i Marsel Prustit. Është puna e tij më e shquar e njohur si për gjatësinë e saj, ashtu edhe për kujtesën e pavullnetshme. Fitoi famë kur në vitin 1992 u përkthye nga frëngjishtja në anglisht prej D. J. Enright nën titullin “In Search of Lost Time”. Prust, me stilin e tij të jashtëzakonshëm, hipnotik dhe të paimitueshëm, arrin të përshkruajë në mënyrë unike ndodhitë e romanit të tij më të njohur.

Categories
Këshilla

I keni ‘xhepat e shpuar’?! Ju mësojmë disa sekrete si ta keni portofolin gjithmonë plot me para

Përditë ankohemi për paratë, për portofolin që zbrazet sapo e kemi marrë rrogën. Shpenzimet janë të larta, të ardhurat shumë të ulëta.

Por a e keni menduar ndonjëherë që shumë gjëra kanë lidhje me fatin? Mos e ka fajin ngjyra e portofolit që asnjë monedhë nuk dëshiron të qëndrojë brenda? Që lekët bëhen me këmbë dhe sa futen ikin me vrap? Feng Shui na tregon lidhjen që ekziston mes tij dhe portofolit dhe sidomos me ngjyrën e tij.

Rritja e pasurisë dhe portofoli i ri

Ndryshimi i portofolit është një nga metodat për të rritur fatin në para. Pasuria banon më mirë në një portofol të ri sesa në një portofol të vjetër sipas Feng Shui-t. Kështu që mos prisni më, por blini një të ri. Forma, dizenjimi apo marka nuk kanë aspak rëndësi.

Ngjyra e rekomanduar nga Feng Shui është: ngjyrë ari, e verdhë, rozë e ndezur, e bardhë, e zezë dhe bezhë.

Sidomos ngjyra e artë ka një fuqi të jashtëzakonshme për të tërhequr lekët në portofol. Këtu ka një sekret, kjo ngjyrë nuk rekomandohet aspak për ata që luajnë lojëra fati apo synojnë të bëhen të pasur shumë shpejt. Portofoli mund mos të jetë i gjithë i artë, por ai mund të jetë i zbukuruar me këtë ngjyrë ose të ketë një hajmali.

Portofoli ngjyrë rozë e ndezur rekomandohet kryesisht për femra

Kjo ngjyrë pikërisht i bën lekët të shtohen, sidomos për të arritur pikësynimet që i bëjnë ëndrrat tuaja të realizohen gjithmonë në zhvillimin ekonomik. Përveç kësaj ajo përmirëson marrdhëniet me njerëzit, sjell fat në dashuri. Kjo gjë vlen edhe për rrobat, nëse keni veshur dicka në këtë ngjyrë fati në dashuri do ju rritet.

Thonë për ngjyrën e verdhë që influencon hilet me paratë

Por ama gjithmonë është thënë që ajo çfarë rrit fatin në portofol është pikërisht ngjyra e verdhë. E keqja këtu është se fuqia për të futur lekët në portofol është po aq e madhe me fuqinë për ti nxjerrë ato nga potofoli. Ka dhe një truk tjetër, që mund të miksosh ngjyrën e verdhë me një ngjyrë toke, p.sh kafe e errët. Energjia vitale e tokës sjell stabilitet dhe pengon largimin e lekëve.

Ngjyra për të tërhequr dhe ngjyra për të kursyer para

Për sa i përket fuqisë së ngjyrës, ngjyra e verdhë ose e artë kanë fuqinë për të tërhequr shumë lekë, dhe ngjyra e zezë ka fuqinë për ti bllokuar lekët në protofol. Dihet që ngjyra e zezë ka fuqinë për të thithur energjinë diellore dhe për këtë arsye në Feng Shui është më e fuqishmja për të rritur fatin në lekë. Por ajo i bllokon lekët në portofol dhe nuk ndihmon aspak ata njerëz të cilët duan ti investojnë ato. U përshtatet njerëzve të cilët nuk kanë nevojë për fat sepse e kanë atë me bollëk.

Ngjyra e cila nuk duhet asnjëherë është e kuqe dhe blu

Ngjyra e kuqe ka energjinë e fortë të zjarrit dhe ajo djeg jo vetëm dicka të mirë që mund t’ju vij por edhe fatin e lindur që mund të keni. Gjithashtu protofoli duhet të mbahet larg kuzhinës, apo larg oxhakut, zjarrit të ndezur. Ngjyra blu është ngjyra e ujit, dhe si uji që kullon, ashtu edhe paratë do të ikin nga portofoli juaj.

Portofolin mbajeni gjithmonë të rregullt pa fatura të panevojshme.

Duke e mbajtur të rregullt ju rrisni fatin në lekë sepse lekët nuk vijnë asnjëherë në një portofol rrëmujë. Mos mbani shumë karta, maksimumi 2 karta.

Lekët duan një vend të qetë dhe fiks

Një vend i errët në pozicionin verior është shumë i përshtatshëm sipas Feng Shui-t. Eshtë mirë që ta vendosni aty sa herë që nuk e përdorni atë. Asnjëherë nuk duhet të mbahet në çantë apo qese sepse canta shërben për të dalë jashtë. Ashtu edhe leku ka për të dalë jashtë gjithmonë. Sapo ktheheni në shtëpi, e mira është ta nxirrni nga çanta dhe ta poziciononi sic ju këshilluam më lart.

Portofoli ka edhe një jetëgjatësi

Edhe nëse ai mund të jetë portofoli juaj i preferuar fatkeqësisht vjen momenti që ju duhet ta largoni. Lekët kanë shumë energji vitale sepse qarkullojnë nga duart e shumë njerëzve. Ekziston edhe energjia e keqe vitale midis njerëzve të shumtë, prandaj edhe portofoli fillon e lodhet nëse përdoret për një kohë shumë të gjatë. Ai duhet të ndërrohet cdo 3 vjet dhe në momentin e ndërrimit nuk duhet hedhur po duhet larguar me ndjesinë e falenderimit për sa kohë e kishe atë.

Categories
Këshilla

10 dhuratat që të ndryshojnë jetën, të cilat mund t’ia besh vetes

Meditimi dhe Optimizmi

Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të rrish orë të tëra gjatë ditës vetëm me veten. Edhe sikur pak minuta të kaluara në qetësi njëherë në kaq kohë, japin efekt.

Te një grup adultesh që medituan mesatarisht 6 orë e 13 minuta gjatë pese javëve, u vunë re zhvillime në atë pjesë të trurit e cila lidhet me të menduarin pozitiv. Të meditosh, të zhvillon sensin e optimizmit.

Gjakftohtësia

Është zbuluar se probiotiket (probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale) kanë një efekt të ndjeshëm në frenimin e hormoneve të stresit. Ato kanë në organizëm thuajse të njëjtin efekt me antidepresivet.

Disa studiues irlandeze dhe kanadezë, ushqyen minjtë me kos të pasur në probiotike dhe pas kësaj, vunë re se ata reagonin me qetësi në situata stresi. Në organizmin e tyre u çliruan më pak hormone stresi, ndryshe nga ç’ndodhte me minjtë e ushqyer me supë.

Të menduarit kreativ

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se “perceptimi i objekteve mund të influencojë në mënyrë të pakuptueshme sjelljen tonë”.

Disa vullnetarë, të cilët punuan në dhoma të ndriçuara nga llamba inkandeshente në vend të atyre me ndriçim të fortë fluoreshent, i zgjidhën më me sukses problemet që kërkonin një përqasje ose një mënyrë të re të menduari. Shkencëtarët thonë se simboli i llambës – jo vetëm spektri i saj i dritës – çoi në ide të zgjuara të subjekteve.

Ndjenja e përkatësisë

Nëse ne krijojmë botën tonë, me objekte të dashura dhe të rëndësishme, atëherë në mënyrë të pandërgjegjshme do të zhvillonim atë pjesë të ndjenjave që përgjigjet për marrëdhëniet sociale.

Pas një studimi që u bë me nxënës të 9-vjeçares, u vu re se ata që e cilësuan supën e pulës një ushqim praktik dhe u ushqyen me të, arritën rezultate më të larta në një test psikologjik mbi marrëdhëniet shoqërore, krahasuar me ata që nuk konsumuan supë. Kur nxënësve iu dha një copëz fjale si “përk.” dhe iu kërkua ta vazhdonin atë, kush kishte ngrënë supë e shndërroi në një fjalë “marrëdhënieje”, si “përkushtim” në vend të një fjale neutrale, si “përkthim” etj. Kjo, pasi pjata shkaktoi një sens përkatësie, lidhjeje.

Fitnes

Dihet se ushtrimet fizike kanë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin dhe humorin tonë.

Është zbuluar se të njëjtin efekt ka ne organizëm epikatekina. Pas një eksperimenti me minj, studiuesit vunë re se konsumimi i epikatekines (sasia e gjendur ne rreth 5 gram çokollatë të zezë) nxiti ndryshime fizike të ngjashme me ato që shkaktohen pas ushtrimeve fizike, ndonëse minjtë s’ishin aktivë. Muskujt e tyre i rezistonin më mirë lodhjes; gjithashtu, mund te vraponin me shpejt gjate kryerjes se punëve rutine dhe pa u trajnuar.

Seks më i mirë

Një vëzhgim i kohëve të fundit i “Institutit Kinsey” i 1009 çifteve heteroseksuale, zbuloi se sa e rëndësishme është për çiftet të qenit fizikisht të apasionuar pas njëri-tjetrit, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata.

Studiuesit zbuluan se femrat kishin më tepër gjasa të kënaqeshin seksualisht, nëse përkëdheleshin vazhdimisht nga partnerët ose putheshin – pavarësisht se më pas nuk bënin seks.

Vitaliteti

Ndihesh i lodhur? I topitur? Je bllokuar në zyrë? Imagjinoje veten jashtë, në një qiell te harkuar, me degët e pemëve qe te varen mbi kokë.

Sipas një studimi, të ëndërrosh ditën për natyrën, është gjeneruese. Dhe nëse mund të dilni përjashta, akoma më mirë. Të paktën 20 minuta qëndrim në natyrë, rrit dukshëm te njerëzit nivelin e energjinë për të përballuar ditën.

Altruizmi dhe Jetëgjatësia

Pas vëzhgimit të 10.000 adultëve për mëse 50 vjet, shkencëtarët zbuluan se vullnetarizmi, sidomos për motive altruizmi, mund të të shpëtojë jetën.

Njerëzit që në studim kishin ofruar kohën e tyre për të ndihmuar të tjerët, jetuan më gjatë se ata që nuk kishin shërbyer asnjëherë si vullnetare apo ata që kishin qene vullnetare për kënaqësi personale.

Lumturia

Shkencëtarët u kërkuan disa vullnetarëve ne studim që të masnin nivelin e lumturisë që kishin përjetuar herën e fundit kur kishin shpenzuar para për veten e tyre ose për dikë tjetër. Ata që kishin shpenzuar për të tjerët, jo vetëm ishin më të lumtur, por madje kur iu ofruan para shtesë që mund t’i përdornin si të donin, shprehen dëshirën që t’i shpenzonin serish për të tjerët.

Blerjet e zgjuara

Për të bërë zgjedhje më të mira në market, paguani me para në dorë”, – thotë një studim i fundit. D

uke analizuar 1 mijë familje, kërkuesit zbuluan se blerësit që paguajnë me kartë krediti kanë tendencën të zgjedhin ëmbëlsira, patatina dhe ushqime të tjera të shpejta e aspak të shëndetshme.